Edi Rama, sot një bijë e Tropojës po ju përgjërohet… Mos ma prek Valbonën! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama, sot një bijë e Tropojës po ju përgjërohet… Mos ma prek Valbonën!

15:15 | 07/11/2017
në Shqiperi
0

Nga Edona Haklaj

Letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

Po ju drejtohem me një letër të hapur ju, kryeministër i vendit!

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Po ju drejtohem nga halli dhe pse do doja shumë të ju isha drejtuar nga qejfi.

Po ju drejtohem, me shpresën se nga ju do marr një përgjigje edhe pse e di që ajo përgjigje nuk do vijë, ndoshta kurrë…

Por siç thotë Kypling unë do rri ne pritje, nga pritja pa u lodhur…

Po ju drejtohem ndoshta në atë mënyre siç nuk do e pranoja kurrë t’i drejtohem dikujt, po ju drejtohem në formë lutje.

Sot, një studente, një bijë e Tropojës, një bijë e Shqipërisë po ju lutet, po ju përgjërohet…

Sot po bie ndesh me të gjitha parimet e mia, me të gjithë ata kufinjtë që i kam vendosur vetes përgjatë këtyre viteve, sot po shemb gjithë ato kulte me të cilat jam rritur, dhe po i përgjerohem dikujt, po i lutem dikujt, në këtë rast ju.

Sot po ju drejtohem ju, unë jam ajo që po shkruaj, por në rreshtat e mi burojnë fjalët e zemrat e mijëra qytetarëve, mijëra banorëve, mijëra shqiptarëve, mijëra të huajve.

Fjalët janë të miat, zëri është i të gjithëve.

Zotëri! Të ju pyes diçka?

Keni dëgjuar ndonjëherë për nje vend alpin, të vogël të quajtur Tropojë? Një vend që mes gjithash fsheh brenda një bukuri marramendëse, një oaz bukurie të quajtur Valbonë?

Ma do mendja i keni dëgjuar këta dy emra, po sidomos këtë të fundit. Eshtë e pamundur të mos ua ketë shpuar veshët gurgullima aq e ëmbël dhe guximtare e lumit të saj.

U kujtuat tani? E dini për kë e kam fjalën?

Po pikërisht pra, për atë! Për atë vendin strehuar mes maleve, mes bjeshkësh, ku toka puth qiellin dhe hedh fryta në lum.

E keni gjetur fiks, për atë po ju shkruaj.

Po ç’ju lidh ju ose mua me Valbonën?!

Mua më lidh gjithçka zotëri, mua më lidh vetë fjala jetë, se Valbona për mua jetë është, ose jeta m’i ngjan Valbonës: herë e ashpër, herë e qetë, sa krenare aq e përulur, sa të merr me të mira, aq të hedh drejt shkëmbinjve.

Ndërsa ju, zotëri, s’ma merr mendja të mos ju lidhë asgjë.

E dini përse? Sepse besoj e keni të paktën një kujtim në atë vend, e keni të paktën një foto, ose një imazh të lehtë kujtimi ku puhiza e lehtë ju ka prekur faqet dhe melodia e ëmbël e ujit ju ka qetësuar mendjen e për një moment ju ka dërguar në një vend tjetër. S’ma do mendja të mos keni qënë të paktën një herë në Valbonën alpine, ose të paktën një herë të mos jetë hapur nje bisedë mes miqsh ku është përmendur emri i saj, ose, ose në takime zyrtare dhe konferenca ndërkombëtare kur ju keni treguar të tjerëve për bukuritë e vendit tonë s’ma merr mendja që s’e keni përmendur dhe Valbonën. Emri i saj të vjen vetvetiu, deshe, s’deshe. Pastaj kur keni bërë mbledhje dhe keni diskutuar për buxhet, për fonde, për statistika, për turistë besoj e keni dëgjuar dhe këtu emrin e Valbonës, kur ju kanë thënë që është rritur numri i turistëve në Shqipëri dhe një ndër vendet më të vizituara ka qënë Valbona.

Ju kujtohet apo jo?

Por…

Zotëri! Dje ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte, ose ndoshta ishte e kushtëzuar që të ndodhte në menyrë që unë t’u shkruaja ju.

Dje morën një vendim zotëri, e dëgjuat? Më mirë të mos e kishit dëgjuar dhe unë do doja shumë të mos e kisha dëgjuar.

Dje vendosën “përfundimisht” ta shuanin Valbonën dhe lumin e saj. Nuk dua të them përfundimisht, prandaj dhe po e vendos në thonjëza, sepse nuk dua dhe as nuk do e besoj që nuk do ta dëgjoj më këngën e atij lumi.

Dje, lufta e paepur e e nisur kohë më parë nxori humbës të gjithë tropojanët, të gjithë shqiptarët, të gjithë ata që e duan Shqipërinë, të gjithë humbëm, biles dhe ju zotëri! Dhe ju jeni një nga humbësit e kësaj beteje, pasi i vetmi fitues në këtë mes është emri HEC! Dhe a pranoni t’ia lini në dorë fitoren dikujt tjetër?

Ju, keni në dorë timonin apo jo? Prandaj bëni dicka se timoni po ju ikën nga duart!

Bëni diçka ju lutem që të mos jeni as ju as ne humbës!

Po ju lutem, po ju përgjërohem ashtu siç nuk i jam lutur as përgjëruar askujt më përpara!

Po ju lutem të vini dorën në zemër, po ju lutem me lot në sy!

Po ju përgjërohem sepse vetëm ju mund të bëni diçka !

Ju lutem zotëri! Mos i lini të na e shkatërrojnë Valbonën!

Mos i lini të na e prekin Valbonën! Ju lutem!

Do jem në pritje të një përgjigje nga ju, një përgjigje që uroj të vijë para se të jetë shumë vonë…

Etiketa: Andrei Draçevedi ramaEdona HaklajleterMos ma prek Valbonën!Valbona

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Aty ku politikanët vishen me firmato dhe akademikët me benevrekë

Aty ku politikanët vishen me firmato dhe akademikët me benevrekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com