Edi Rama, Ermal Mamaqi dhe epshi skeptik i Dolfit të 45-ës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama, Ermal Mamaqi dhe epshi skeptik i Dolfit të 45-ës

15:38 | 10/01/2019
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lorenc Vangjeli

Ka disa ditë që në Tiranë ka shpërthyer një histeri e vërtetë kundër një djali të ri, edhe aktor, edhe këngëtar, edhe drejtues emisioni, edhe biznesmen, që quhet Ermal Mamaqi. Gazetarë dhe politikanë, facebook-istë profesionistë dhe komentues anonimë, i janë vërsulur me bolori dhe brohori Ermalit duke e kryqëzuar si të mëkatar të lig, sepse ftoi në studio Edi Ramën në emisionin e parë të këtij viti. E ka ftuar dhe herë të tjera, njëlloj siç ka bërë me të tjerë politikanë të rëndësishëm si Meta apo Berisha. Ata duke u përpjekur të vizatojnë një autoportret me ngjyra të tjera nga serioziteti i ditës, ai, Ermali, duke u përpjekur të shesë më shumë banane nga Big Marketi apo dyshekë e pije freskuese, me të cilat nxeh dynjanë mbi dyshekë. Të dy palët bëjnë xing në një proces të mirëfilltë marketingu, por për mallra të ndryshme.

Ermali nuk është politikan, por po e trajtojnë si të tillë. Gati-gati po i kërkojnë llogari se pse po e mban Edi Ramën në pushtet dhe se pse nuk e rrëzoi atë në fundjavën e parë të këtij janari të vitit të dytë të mandatit të tij të dytë. Furtuna kundër Ermalit nisi që kur u shpërnda në rrjet videoja që paralajmëronte emisionin dhe vazhdoi me më pak egërsi, kur u transmetua vetë emisioni. Gazetarët investigativë të internetit që zbuluan një oxhak mbas shpinës së Ramës, kërkuan sërish në internet, gjetën të ngjashmin e tij dhe deklaruan çmimin prej dhjetra mijëra eurosh. Kaq para për hekurin që ushqehet me dru dhe i ndez zjarrin brenda, siç Ajo mban brenda Atë, e bëjnë vetë lidhjen: Rama është hajdut!

Politikanët e rëndë të anës së kundërt me të mëngjërën, zbuluan se Ermali ishte bërë si Dashi i famshëm i Klanit, grimieri simpatik me syze. Pra, Ermali si Dashi, i hodhi Ramës fondantinë në fytyrë, xhel në flokët e munguar dhe rimel në qerpikë. Duke e bërë më të bukur portretin e tij të shpulluar nga protestat e studentëve, të dëmtuar nga makutëria e PPP-ve dhe të ngrysur e grisur nga dështimet në qeverisje.

Të tjerë akoma, shumë më seriozë se të parët, u morën me mesazhet që dha Rama në emision. Dhe shanë njëlloj si të parin që tororiset në viset e gallatës, si të dytin, pra emisionin, që nuk investigoi për skadalet e qeverisjes.

Eshtë pak të thuhet se të gjitha palët ja fusin kot nga pak. Gaboi Rama, i cili nuk ishte në ditën e tij për të bërë humoristin, por si zakonisht, mer me të tallur edhe gjërat më serioze të vendit. Gabuan dhe kritikët e tij që kërkojnë nga Ermali humorist që të sillet si politikan karriere.

Të bësh humor është shumë më vështirë se të jesh serioz. Megjithatë, emisioni pati një shërbim serioz për publikun. Ndryshe nga sa tha vetë Ermali e me lejen e Ramës natyrisht, për herë të parë një kamerë televizive i bëri bashkë tre “S”-të e Ramës: Sarajet Sekrete të Surrelit. Emisioni demonstroi ambientet e shumëpërfolura. Të cilat, ndryshe nga sa pritej, në fakt dëshmuan dhe njëherë vanitetin ekstrem të Edi Ramës. Edhe në shijet e tij personale për të pëlqyer të pazakontën. Me të gjitha gjasat, kush e ka mallkuar dhe e ka trajtuar si vjedhës të parave të hedhura për beton, nuk do të preferonte të jetonte brenda atyre ngrehinave prej betoni. Shijet nuk diskutohen, thonë latinët, por diskutimi absurd se pse Ermali nuk i kërkoi Ramës origjinën e parave të shpenzuara, nuk i vuri metrin të maste sipërfaqen apo nuk u mor me koncesionet, Cannabis-in, protestat e të tjerë, shpjegon mjerimin e kritikëve dhe jo defektin e humoristit.

Ermali tregoi të vërtetën e tij duke qeshur pa pretenduar se është e vërteta e plotë. Atë të vërtetë që nuk kuptohet nga njerëzit me zemër të ngrysur në Tiranë. Kryesisht nga ata tipa që në një mënyrë të çuditshme e ngrejnë vetën në ca platforma të epërme mermeri, morali e inteligjence, nga lartësia e të cilës gjykojnë gjithëkënd e gjithçka, me lehtësinë e diskurit të eunukëve për seksin.

Të urresh Edi Ramën është një vaksinë e jashtëzakonshme për të kuruar dashurinë e jashtëzakonshme që vetë Rama ka për Edin. Një vend si Shqipëria, që ka shkrimtarë e artistë të varfër, por politikanë gaztorë, çupka tralala pa orgazma dhe banditë në liri e shumë të pasur, është një vend i dështuar. Shqipëria është mbushur me cinikë të ligj dhe është tumllas me dylberë në shpirt; është plot me vrer zilie impotentësh dhe xhelozi prostitutash që flasin për moral; bashkëjeton me politikanë Salierë që kanë më pak pasion sesa kishte epsh Adolf Hitleri në prill të 45-ës.

Shqipëria ka nevojë për shkundje, por këtë nuk e bën dot Ermali dhe është idiotësi t’ia kërkosh një gjë të tillë Ermalit. Atë nuk ja jep dot as parlamenti që është bërë një ndërmarrje burokratësh dhe as shoqëria civile me burokratë që kanë ndërmarrje private. Vendi nuk është as si në reklamat e pafundme të Mamaqit, as si në fjalimet e Ramës, por është tërësisht e ndryshme edhe nga Shqipëria e atyre që urrejnë Ermal Ramën dhe Edi Mamaqin.

Megjithëse nuk ra fjala dhe nuk është vendi për të bërë bashkë këto personazhe, po në këtë fillimviti, një profesionist humori si Pëllumb Kulla, një nga kështjellat gjithmonë e më të vetmuara të artit të të qeshurës serioze, u rikthye në Tiranë me artin e tij. Në skenën e Kullës mungoi edhe Rama, edhe Berisha a të tjerë, por ishte i pranishëm një rrip. Një rrip mesi burrash që mirëqënia i hapte apo mbyllte vrima, njëlloj siç i ecte apo i zbriste suksesi në Tiranë mbajtësit të tij. Një metaforë perlë për kohën që jeton shoqëria shqiptare që ha me ngut, ecën kuturu dhe defekton në porcelan krizën e saj elegante, pavarësisht ngjyrës që e qeveris, pavarësisht humorit që lëngon nga mediokriteti dhe seriozitetit që gjendet gjithmonë e më rrallë. Në një marrëdhënie që po bëhet gjithmonë e më shpesh, një rënkim i ngrehur kau të verbër që i ka kërcyer në kurriz pelës së radhës.

/javanews.al/

Etiketa: edi ramaErmal MamaqigallatëhumoristlatinëtLorenc Vangjelimakutëriavaksinë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tiranë, zjarr në një dyqan pranë Pazarit të Ri

Tiranë, zjarr në një dyqan pranë Pazarit të Ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com