Edi Paloka: Nuk është turp të jesh i vjetër në politikë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Paloka: Nuk është turp të jesh i vjetër në politikë

10:16 | 03/11/2021
në Shqiperi
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në një shënim të gjatë në rrjetet sociale, argumenton sipas tij tezat e diskurueshme së fundmi për të pastruar poitikën nga të vjetrit.

Nisur nga situata në selinë blu, Paloka mes të tjerash shprehet se nuk është turp të jesh i vjetër në politikë. Sipas tij, politika nuk sport që “te vjetrit” nuk e bëjnë dot dhe duhet t’ju lëshojnë vendin me të rinjve.

“Nuk të konsumojnë vitet në politike, të konsumon abuzimi me pushtetin, korrupsioni, arroganca, imoraliteti politik…!” shkruan demokrati mes të tjerash.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Postimi i plotë:

Mos vazhdoni me kot me keto tezat e “te vjeterve” dhe te rinjve ne politike. Poltika nuk eshte sport qe “te vjetrit” nuk e bejne dot dhe duhet t’ju leshojne vendin me te rinjve , perkundrazi ! Ne politike nuk ka rendesi se sa vite kalendarike ke kaluar,  po se si je sjelle ne ato vite.

Nuk te konsumojne vitet ne politike, te konsumon abuzimi me pushtetin, korrupsioni, arroganca, imoraliteti politik…!

Vitet ne politike perkundrazi, jane eksperience qe po te perdoret me pozitivitet, vetem mire bejne per qytetaret.

A e dini ju se sa vjeç eshte Presidenti aktual i vendit me te fuqishem te botes ? A e dini qe eshte ne politike  qe ne vitet 70…?

Sigurisht klasa politike do rinovuar e kjo nuk ka diskutim , po edhe ne politike , si ne cdo fushe ka seleksionim dhe e vetmja menyre per ta bere kete seleksionim eshte vota.

Ata qe preferojne katapultimin justifikohen duke thene se nuk te lene “ujqerit e vjeter” te ecesh ne politike as me vote.

Nga 1994 kur jam zgjedhur per here te pare ne Keshillin Kombetar e ne vazhdim nga 1999 kur u zgjodha per here te pare ne kryesi, une kam kandiduar mes “elefanteve” te PD , personalitete qe vertete mund te te “shtypnin” me peshen e tyre ne ate kohe, nderkohe qe une isha vetem antar i thjeshte i PD dhe gazetar i “RD”. Po,  ne ate kohe votohej e numeroheshin votat. Votoheshin te gjithe nga Kuvendi, pavarsisht postit qe mbanin. Votohej Berisha , votohej Meksi qe ishte kryeminister, votohej Pjeter Arbnori qe ishte kryetar Kuvendi , votoheshin ministra e deputete bashke me te tjeret e ne Keshill Kombetar apo Kryesi hynte ai qe votohej nga delegatet pavarsisht postit apo afrimitetit me “te medhenjte”.

Edhe kur u zgjodha  deputet per here te pare , ishte ne nje perplasje koke me koke , ne maxhoritar me nje minister socialist nga me te fuqishmit. Kane qene nga zgjedhjet me te veshtira te zhvilluara ndonjehere ne Shqiperi, ato te 2001 dhe zona ishte nga me te veshtirat per PD ne ate kohe …

Nuk i shkruajta keto rrjeshta per te mburrur veten, po per t’ju kujtuar disave qe “kontaktin” e pare me PD e krijuan ne te njejten kohe qe te ndenjurat e tyre krijuan kontakt me karriget e pushtetit, se  ne “te vjetrit” , nuk jemi rastesisht ketu e as nuk na ka katapultuar kush. Nuk kemi hyre ne politike ne momentin qe na eshte ofruar ndonje karrige po kemi nje jete qe sakrifikojme . Jemi “te vjeter “ , po , se e kemi themeluar PD . Jemi ngritur atehere kur shumica edhe te ngrinin koken e te shihnin drejt  kishin frike.

E kemi filluar si antare te thjeshte e si komisionere neper qendra votimi. Jemi perleshur e pergjakur neper protesta. Kemi provuar dhe birucat e burgjet. Kemi humbur e fituar beteja politike, disa pa perfituar asnjehere “privilegje”.

Pra , me pak fjale ; nuk eshte “turp” te jesh i vjeter ne politike , perkundrazi . Po ne politike duhet te te mbaje e te te rrise besnikeria, luajaliteti dhe perkushtimi ndaj atyre qe perfaqeson e qe te zgjedhin, jo poshtersite e kulisat ndaj atyre qe nuk i mund dot ndershmerisht! Vota e lire eshte ajo qe percakton !

Etiketa: Edi Palokapolitikate vjetrit

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Nxori në pritë shokun e ngushtë dhe e vrau, 21 vite burg për Mikel Alian

Nxori në pritë shokun e ngushtë dhe e vrau, 21 vite burg për Mikel Alian

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com