Nga Edi Oga
Kush e njohu sado pak, nuk mund të mos ketë kaluar një fundjavë pa mendime të trishta e reflektime… nga ato që të vonojnë gjumin e të zgjojnë pa gdhirë!
Gilmani e jetoi dimensionin e tij të lirisë me këmbëngulje, sakrifica dhe elegancë. E pamundur të mos dalloje që në takimin e parë me të dlirësinë, aftësinë dhe dëshirën për të të dëgjuar, maturinë e mendimeve që artikulonte, mungesën totale të hipokrizisë dhe sensin origjinal të humorit…
Me Gilmanin më “prezantoi” një shqetësim kardinal, ai i së ardhmes së kompromentuar të këtij vendi… Të zhgënjyer nga politika, nga “prapësitë” e partive, diskutonim për alternativat e mundshme që do të sillnin ndryshimet e shumëdëshiruara për këtë shoqëri…
Kemi humbur një nga më të mirët, një nga më të pazëvendësueshmit, dhe, më besoni, nuk e kemi “luksin” për humbje të tilla…
Këto mendoj, teksa nis një të hënë me shi, një javë me shi të një vjeshte të lagur…
Lamtumirë mik i paharruar!!!