Edhe një fillim i plogësht i Kuvendit të Kosovës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe një fillim i plogësht i Kuvendit të Kosovës

18:23 | 23/09/2017
në Shqiperi
0

Kuvendin e Kosovës që nga nisja e konstituimit të tij, e kanë përcjellë zvarritje të shumta dhe ndërprerje, qoftë të vetë konstituimit, qoftë të seancave parlamentare, si dhe mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit, për shkak të mospajtimeve të mëdha ndërmjet subjekteve politike në pushtet dhe atyre opozitare.

Përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare kanë pikëvështrime të ndryshme nëse Kuvendi i Kosovës është funksional.

Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo në kuadër të koalicionit parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën, të cilat kanë krijuar shumicën parlamentare dhe Qeverinë e vendit në marrëveshje me Aleancën Kosova e Re, thotë për Radion Evropa e Lirë se është ende herët të vlerësohet nëse Kuvendi është funksional ose jo.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Sapo ka filluar puna e tij (Kuvendit) dhe normalisht aty është arena e betejave kryesore politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Në këtë rast, me një opozitë më të fuqishme se sa në mandatin e kaluar, vërehet një tendencë për të pasur një situatë dhe një sjellje tjetër nga ajo që jemi mësuar ta kemi”.

“Unë besoj që Kuvendi i Kosovës do ta luajë rolin e vet të rëndësishëm, në kuptimin edhe të ofrimit të mbështetjes për projektet nga ana e pushtetit, por edhe në kuptimin e korrektimit të Qeverisë nga ana e opozitës”, thotë Krasniqi.

Albulena Haxhiu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, subjekt ky më i madhi opozitar, thotë se puna e Kuvendit nuk e ka rrjedhën normale dhe për një gjë të tillë, ajo i fajëson subjektet politike në pushtet, si dhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

“U bë kohë e gjatë prej zgjedhjeve dhe ne, po ashtu, morëm disa muaj kur e konstituuam Kuvendin. Në vend se të vazhdojë tash rrjedha normale e Kuvendit, duke i ballafaquar qëndrimet politike në Kuvend, ashtu siç edhe e parashohin republikat parlamentare, kjo nuk po ndodhë, për faktin se, siç duket, Qeveria Haradinaj e ka në plan që ta shtypë apo ta mbysë republikën parlamentare. Ne edhe në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit kemi bërë thirrje që të vazhdohet me seancat plenare, mirëpo kjo është kundërshtuar nga subjektet që janë në pushtet”, shprehet deputetja Haxhiu.

Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi ende nuk ka hyrë në fazën intensive të punës.

“Është procedurë normale e dhënies së kohës për qeverinë, derisa të vijë me propozimet e veta, meqenëse të gjitha ligjet në praktikën tonë parlamentare ose të paktën, shumica prej tyre, vijnë nga qeveria, atëherë mbetet që të shohim edhe disa ditë. Por, ditët e para nuk janë shumë optimiste”.

“Duke marrë parasysh faktin se kemi pasur disa muaj bllokadë në Kuvend dhe po ashtu, nëse marrim parasysh edhe faktin se Qeveria ka përkrahje shumë të vogël në Kuvend, pres që të kemi vështirësi në kalimin e ligjeve dhe marrjen e vendimeve në Kuvend”, thekson Gashi.

Kuvendi i Kosovës, i cili ka nisur seancën konstituive më 3 gusht, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij, më 7 shator, ka zvarritur këtë proces me ndërprerje të vazhdueshme të seancës, për 6 herë. Zvarritjet e punës së Kuvendit,kanë vazhduar edhe pas zgjedhjes së Qeverisë së vendit më 9 shtator.

Seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e nisur më 10 shtator,ishte ndërprerë për shkak të mungesës në seancë të deputetëve të partive në pushtet dhe kabinetit qeveritar.

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, patën kërkuar që më 11 shtator të mbahet mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Kjo mbledhje nuk është mbajtur deri më 20 shtator. Megjithatë, edhe kjo mbledhje u ndërpre për shkak se nuk u arrit pajtimi i opozitës dhe partive në pushtet, që të caktohet vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme.

Përfaqësuesit e subjekteve në pushtet kanë fajësuar subjektet opozitare për braktisje të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit më 20 shtator, duke thënë se situatat e tilla po i fusin në funksion të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale. Përfaqësuesit e partive opozitare kanë theksuar se deklaratat e tilla janë vetëm mungesë e argumenteve nga ana e subjekteve politike në pushtet.

/REL/

Etiketa: kosoveKuvend

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Fotografitë e çuditshme të ditës së vdekjes së Albert Einsteinit

Fotografitë e çuditshme të ditës së vdekjes së Albert Einsteinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com