Edhe bar do të hamë…! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe bar do të hamë…!

10:11 | 03/05/2017
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Kjo ka qenë një ndër ato frazat absurde të sistemit komunist, të cilat janë kthyer ndër vite në subjekte humori e barcasletash në të katër cepat e Shqipërisë. Ky përcaktim naiv dhe qesharak duket i rikthyer “në modë” këto orë, kur opozita shqiptare ka vendosur t’i thotë jo edhe amerikanëve, edhe gjermanëve, edhe europianëve, edhe të majtëve, edhe të djathtëve. Shkurt, gjithkujt që i ka rënë rruga dhe i ka qëlluar fati jo edhe aq i mbarë, për t’u marrë me krizën shqiptare.

Mbledhja e fundit kilometrike e grupit parlamentar të PD ka përfunduar në fjalë të varfëra, me ripërsëritjen e aksiomës tashmë të njohur të Lulzim Bashës për qeverinë teknike dhe ikjen e Edi Ramës para zgjedhjeve. Një përcaktim që pengon qysh në krye të herës çdo konsensus, çdo kompromis, çdo spirale për negociata dhe vendimmarrje kontruktive. Në fund të një mbledhjeje, e cila u pa si një akti final drejt ndarjes së mendjes, demokratët kanë vendosur që të rikthehen edhe një herë në çadrën 72 ditore.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Lulzim Basha ka vendosur kësisoj qerren para kuajve, duke u ofruar këtej e tutje për kompromise me Edi Ramën, me vendimin e forumeve më të larta të partisë së tij për qeveri teknike, larg zgjidhjeve të ndërmjetme. Kjo do të thotë me fjalë të tjera, që çdo negociatë mes palëve tashmë quhet parimisht e kompromentuar, sepse njëra nga partitë në tryezë ka vendosur të shmangë me koshiencë dhe përkundër gjithë presionit të madh ndërkombëtar, të gjitha zgjidhjet që nuk përmbajnë brenda tyre qeverinë teknike para zgjedhjeve të 18 qershorit.

Nëse ka pasur dilema dhe hamendje rreth sinqeritetit të Lulzim Bashës për të hyrë në procesin elektoral të verës, ky moment sonte i përforcon akoma më shumë ato. Tashmë, kur e djathta europiane i ka thënë shkoqur opozitës në Shqipëri se “bojkoti është i papranueshëm për standartet e Bashkimit Europian”, duket qartë se brenda PD ka një rrymë të qartë kundërshtarësh të zgjedhjeve të përgjithshme. E kjo, jo për shkak të vjedhjes së votave, aq sa si pasojë e parandjenjës së përgjithshme brenda opozitës së sotme, se rezultatet e zgjedhjeve të 18 qershorit do të jenë gjithsesi negative dhe do ta lenë në pakicë PD-në edhe për katër vjetët e ardhshme. Pa folur për vetting-un, i cili vijon të mbahet peng nga Çadra, në të njëjtin format me zgjedhjet, megjithëse nuk ka asnjë lidhje me to. Për këto arsye, “bar do të hamë…”!

/javanews.al/

Etiketa: Bashkimi EuropianbojkotidilemaEdhe bar do të hamë…!hamendjeqerren para kuajvesinqeritetiSkënder Minxhozistandartet

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Fizarmonika e “armiqve” në Partinë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

23:04 | 21/12/2025
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

22:48 | 21/12/2025
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –
  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com