Nëna e Indrit Ndoj 34- vjeçarit i cili u gjet i vdekur në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë, ka zbardhur takimin e saj të fundit me djalin, para se t’a gjente të vrarë në kanal. Nëna e viktimës tregoi tek oficerët e policisë se ka folur me të birin pasditen e djeshme dhe e ka pyetur të birin nëse do të shkonte në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën, dhe 34-vjeçari i ka thënë se do të vijë.
Sipas nënës së Ndojt, familja e tyre nuk ka asnjë konflikt, as një lagje dhe me askënd tjetër. Kjo e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit apo autorëve të përfshirë në ngjarje.
Grupi hetimor bën me dije se nga kompanitë telefonike janë kërkuar gjithashtu tabulatet në mënyrë që zbulohen personat me të cilët i riu ka kontaktuar para se të ekzekutohej.