Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në linjën Kinostudio-Kombinat të autobusëve në Tiranë.
Një pasagjere ka konstatuar se ka humbur portofolin dhe menjëherë ka njoftuar fatorinon dhe shoferin.
Drejtuesi i mjetit ka mbyllur dyert e autobusit duke pritur policinë.
Kjo situatë ka irrituar udhëtarët e tjerë, të cilët kanë kërkuar hapjen e dyerve.
Ky debat ka zgjatur për disa minuta, ndërsa një nga udhëtarët i tensionuar ka sulmuar me grushte shoferin e autobusit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin në polici të personit që dhunoi drejtuesin e mjetit si edhe vajzën që pretendon se i ka humbur portofoli.