Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë më parë në një banesë private në fshatin Mborje të Korçës, ku një tre vjeçar humbi jetën, pasi u zu poshtë nga një bombol oksigjeni.
Mësohet se i mituri ishte gjetur i shtrirë në dyshemenë e dhomës, i gjakosur e me plagë të rënda në kokë nga vëllai i tij 6-vjeçar.
Njoftimi i policisë
Më datë 16.08.2018, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur, aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombul oksigjeni e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.
Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.