Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Larisa të Greqisë, ku një kamion ka përplasur një vajzë 2-vjeçare.
Pasi e ka përplasur, shoferi ka tërhequr zvarrë 2-vjeçaren dhe e ka braktisur në mes të rrugës, ndërsa vetë është larguar për t’i shpëtuar policisë.
Sipas medieve greke, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30. Një kamion ka tërhequr zvarrë një fëmijë, e ka plagosur dhe e ka lënë në rrugë, pa i dhënë asnjë ndihmë. Vogëlushja u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Farsalës dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të shoferit.