Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Francë, gjatë meshës së pashkëve. Raportohet se prifti i një kishe në Nice godit me thikë.
Sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat e huaja, gjendja e priftit paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ishte plagosur edhe një murgeshë që ishte përpjekur të ndalonte autorin.
Sulmi ndodhi në kohën kur Franca po voton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kryetari i Bashkisë së Nicës, Christian Estrozi, përmes një postimi të veçantë në Twitter, tha se autori vuante nga probleme psikologjike.