Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Devoll. Mësohet se një 68 vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij. Sipas të dhënave që bën me dije policia, i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka marrë vendimin ekstrem për tu vetëvarur.
Njoftimi i Plotë:
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 27.09.2022, rreth orës 13:30, në fshatin Progër, në banesë, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi N. N., 68 vjeç. Nga të dhënat e para, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.