Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë ku një fëmijë 3 vjeç është përplasur nga një automjet.
Dyshohet se fëmija i ka ikur të ëmës nga duart dhe më pas është përplasur nga automjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetësja F.M.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Bishti Kalldrëmit”.