Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja në orët e vona të mbrëmjes së sotme në Prizren.
Lidhur më ngjarjen gjithashtu bëhet me dije se viktima është dërguar menjëherë nga familjarët e tij për në spitalin rajonal të Prizrenit, edhe pse nuk ka mundur të mbijetojë.
Lajmi me këtë ngjarje të rëndë e ka bërë të ditur policia.
“Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja. Ai është dërguar nga familjarët në Spitalin Rajonal të Prizrenit, megjithatë ai nuk ka arritur të mbijetojë”.