Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 65-vjeçar ka përdhunuar në mënyrë sistematike për dy vite me radhë kunatën e tij të vejë 70-vjeçare.
Rasti i përdhunimit të 70-vjeçares ka ndodhur në Aigjio, Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se në disa raste 65-vjeçari përdhunonte kunatën duke e kërcënuar me sharrë.
Sakaq, fermeri ka deklaruar në Gjykatë se akuzat e 77-vjeçares janë shpifje dhe se marrëdhënia seksuale ka ndodhur me pëlqimin e kunatës së tij. Për këtë arsye Gjykata ka vendosur dënim me kusht për të moshuarin.