Një ngjarje mizore ka ndodhur në një familje turke ditën e sotme. Një video e cila po bën xhiron e rrjetit tregon momentin kur ish-bashkëshorti kap fëmijën nga krahët e të ëmës, ndërsa ajo tenton të mbrohet. Në një moment shihet teksa ndërhyn edhe vjehrri, i cili mbante gruan ndërsa djali e godiste me thikë. Djali i vogël i çiftit qëndron vetëm teksa sheh nënën e tij në tokë dhe babain e tij duke e goditur me thikë.
Sipas mediave turke, gruaja e quajtur Meiza iu nënshtrua një operacioni në shpretkë, për shkak të goditjeve që mori me thikë nga ish-bashkëshorti i saj. Autori, siç është regjistruar në video, kap fëmijën dhe zhduket. Ndërsa vjehrri mban të shtrirë me forcë gruan. Ish-bashkëshorti u arrestua, ndërsa vjehrri është lënë i lirë.