Pakujdesia e babait i ka kushtuar jetën një foshnje 6 vjeçe. Mediat e huaja raportojnë se, një 6-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht, pasi u mbyt në një vaskë ku ishte futur nga babai i saj për ta larë.
Ngjarja ka ndodhur në Queenslang, Australi, për shkak të pakujdesisë së babait, i cili pasi e futi vogëlushen në vaskën e mbushur me ujë, doli të pinte cigare dhe “e humbi” kohën duke kontrolluar Facebook-un.
Kur u kthye në tualet, ai e gjeti vajzën pa ndjenja, ndërsa qëndronte pezull me fytyrën të zhytur në ujë. Ai lajmëroi ambulancën, megjithatë, foshnja kishte ndërruar jetë. Nëna e vogëlushes ishte e divorcuar nga babai i saj, ndërsa vajza ishte në kujdestarinë e saj, teksa babait i ishin caktuar ditë të veçanta kur ai takonte vogëlushen.