Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, pasi babai ka rrahur keq vajzën e tij. Bëhet me dije se ai ka dhunuar brutalisht atë, pasi mësoi lidhjen e dashurisë që ajo kishte me një djalë. Ka qenë vajza ajo e cila raportoi dhunën e babit, i cili i kishte lënë plagë të rënda në fytyrë.
Fillimisht vajza është dërguar për mjekim në spital dhe më pas është strehuar në institucionin e vajzave të dhunuara. Ndërsa babai është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për rastin.