Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:15, në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë.
I moshuari i identifikuar me iniciale Z. M., 69 vjeç, është gjetur në banesë nga familjarët, dyshohet i vetvrarë me armë gjuetie .
Nuk dihen ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka marrë në pyetje familjarët dhe po punon për të sqaruar rrethanat.