Një incident i rëndë është raportuar sot në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se një 48- vjeçar ka tentuar të përplasë me makinë bashkëshorten e tij. Të njëjtat burime bëjnë me dije se, kjo e fundit është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Agresori i identifikuar me iniciale R. M., 48 vjeç, është shpallur në kërkim. Nuk dihen ende motivet kësaj ngjarjeje, ndërsa policia pritet të zbardhë detaje pas marrjes në pyetje të bashkëshortes së 48- vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.