Një ngjarje e rëndë dhe terrorizuese për banorët ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Shkup. Bëhet me dije se një 43-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë djalin e tij 18-vjeçar, e më pas të djegë banesën e tij. Mësohet se burri jetonte në një banesë, i ndarë nga ish-bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e tyre.
Ai ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka shkuar në shtëpi dhe ka nisur t’i ofendojë familjarët e tij. Më pas ka marrë benzinë dhe ka spërkatur shtëpinë në tentativë për të t’i vendosur flakën. Në këtë moment ka ndërhyrë 18-vjeçari, i cili donte ta ndalonte, por babai e ka kapur prej fyti dhe tentuar ta hedhë nga kati i dytë i banesës, në një lartësi prej 2.5-3 metrash.
Ai është ndaluar nga ish-bashkëshortja dhe djali i vogël, ndërsa fqinjët e tyre kanë lajmëruar policinë Burri tashmë ndodhet në paraburgim, në pritje të gjyqit, ndërsa familja është marrë nën mbrojtjen e policisë.