Takimi i futbollistëve të Gjermanisë Mesut Ozil dhe Ilkai Gyndogan shkaktuan shumë bujë dhe polemika në lidhje me të ardhmen e tyre në ekipin e Gjermanisë. Futbollistët kur e takuan i dhanë nga një fanellë Erdoganit por Gyndogan shkoi edhe më tej sa i shkruajti një dedikim në bluzën e tij ku e quante liderin turk si presidentin e tij.
Por një zëdhënës i presidentit turk ka konfirmuar lajmin për kthimin e fanellave mbrapsht pasi Erdogan kishte mbetur i pakënaqur nga paraqitja e tyre ne Kupën e Botës, madje presidenti shkon edhe më tej kur thotë se nuk do që ta quajnë presidentin e tyre.