• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E Penguara” e Kadaresë botohet në anglisht, FT e krahason me Kafkën

10:01 | 14/03/2016
në Uncategorized
0

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Botohet në anglisht romani i Kadaresë “E penguara”. Shkrimtari i njohur irlandez, John Banville, shkruan në prestigjiozen “Financial Times”, 11 mars 2016. 

Kafka duhej të qëmtonte në cepat e errëta të perandorisë Austro-Hungareze në rrënim, që të mblidhte materiale për botën imagjinare hiper-reale, ku ngjizen trillimet e tij. Ndërtesat e tij, të tejmbushura si fole milingonash, zyrat e zymta, dhomat e gjumit dhe sallat e gjyqeve, identifikohen menjëherë si mjedisi i fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të atij të 20-të. Ai ishte po aq realist sa Floberi, vetëm se, siç thoshte vetë, i bënte paksa të mistershme, përmes shtrembërimeve dhe përjashtimeve të manipuluara me kujdes dhe vetëdije. Bota nuk ishte Kafkiane, deri sa Kafka e bëri të tillë.

Por ndryshe nga Kafka, me të cilin është krahasuar shpesh, romancieri shqiptar Ismail Kadare, është gjendur në një botë të ankthshme, por të vërtetë. Edhe Kafka do ta kishte konsideruar surrealitetin e Shqipërisë së pasluftës, disi të paimagjinueshëm.

12832461_1130842420301612_2100299410143819733_nKadare, i cili u lind në vitin 1936 në qytetin e Gjirokastrës, është një nga të paktët shkrimtarë të Europës Lindore, që mbijetuan të paprekur prej absurditeteve të komunizmit të pasluftës, e cila, në vende si Shqipëria dhe Rumania, ishte sigurisht një maskim për hajdutët dhe korrupsionin ultranationalist. “E penguara”, romani i tij i fundit i përkthyer në anglisht, u kushtohet “vajzave shqiptare, që lindën, u rritën dhe u vajzëruan në internim”.

Personazhi kryesor, i cili nuk mund të quhet vërtet hero, është Rudian Stefa, një dramaturg shqiptar. Historia e tij zë vend midis viteve ’80, kur regjimi i tmerrshëm i Enver Hoxhës ishte në kulmin e tij dhe afrimit të mijëvjeçarit, kur turmat e ngazëllyera tërheqin përgjatë rrugëve, statujat e rrëzuara të tiranëve. Ngjarja nis me Rudianin i cili gjendet nëj ngaterrese, megjithëse ai nuk e di se për çfarë bëhet fjalë, apo përse është përfshirë.

Ekzistojnë dy arsye të mundshme përse e kanë thirrur, pa shpjegim, të paraqitet përpara Komitetit të Partisë: drama e tij e re, shfaqja e së cilës po pengohet nga censorët ose nga e dashura e tij e re në moshë, Migena, me të cilën ka pasur një grindje të rëndë, saqë në kulmin e saj, ai e goditi, megjithëse kjo skenë i kujtohet shumë turbull dhe, në inat e sipër, e akuzoi se ishte spiune. Në Shqipërinë e Hoxhës, të godisje një vajzë ishte një gjë, por të nënkuptoje se ishte agjente e shtetit, kjo ishte krejt tjetër.

Megjithatë, kur ai mbërrin në zyrat qendrore të Komitetit të Partisë, e pyesin për një vajzë tjetër, Linda B., e cila kishte kryer vetëvrasje dhe kishte një libër në të cilin ishte kushtimi i tij. Sërish, një vajzë që vret veten, për autoritetet nuk ka ndonjë rëndësi, por kjo vajzë ishte nga një familje e klasës së mesme, e cila ishte dënuar me internim, çka ne shqiperi do te thoshte krim.

Qyteti ku i kishin dëbuar familjen për periudha pesëvjeçare, të cilat përsëriteshin vazhdimisht, ishte një nga ato vendet e neveritshme, për të cilët regjimi komunist ishte i specializuar dhe Linda B., e cila ndjente se jeta po i fikej, kishte mall për dritat e Tiranës. Ajo u fiksua pas Rudianit të famshëm, i cili ishte mishërim i emocionit dhe magjepsjes së botës intelektuale urbane. Megjithëse nuk e kishte takuar kurrë por vetëm e kishte parë disa herë në televizor, ajo ushqeu një pasion për të.

Ishte shoqja e saj e shkollës dhe njëkohësisht e dashura e Rudianit, Migena, që e bëri atë t’i kushtonte Lindës B., librin që do të bëhej guri i saj më i çmuar, hajmalia dhe në një mënyrë, pasaporta drejt një farë lirie. Kur ajo kuptoi se Migena kishte rënë në dashuri me Rudianin dhe ishte në një marrëdhënie me të, e pranoi këtë fakt, sepse, megjithëse ndjente xhelozi, këtë ajo e shihte si një kontakt të drejtpërdrejtë me personin e saj të dashur: buzët e Migenës kishin prekur të tijat, duart e tij kishin ledhatuar gjoksin e saj…

Romani është i mbushur me referenca të zakonshme të tmerreve të përditshme të jetës nën regjimin totalitar. Një kafene përmendet me emrin, “që njihej përpara fushatës ideologjike kundër kafeneve”; shfaqja e Rudianit, e cila kishte një fantazëm, mund të ishte penguar sepse “realizmi socialist nuk i pranonte fantazmat”; Rudiani në një pjesë habitet kur merr vesh se Migena është marrë në pyetje, por nuk është lënduar, meqë “zyrat e hetuesve në Shqipëri i kishin dyshemetë me gjak”.

Sidoqoftë, rasti më i dhimbshëm i natyrës së padurueshme të jetës në internim, është kur Linda bën një kontroll gjoksi, duke shpresuar të ketë kancer, gjë e cila do të thoshte se ajo më në fund, do të mund të shkonte në Tiranë, sepse vetëm atje mund të çohej për t’u trajtuar.

“E penguara” është një përzierje magjepsëse e realizmit, ëndërrimit dhe elegjisë, zjarrmisë. Kadare na komunikon me një pasqyrim të hatashem, natyrën e tiranisë dhe përshtatjet që duhet të bëjnë ata që bien pre, siç duhet të bënte Kadare vetë. Kur e mbaron së lexuari këtë roman [që flet për jetën nën diktaturë], aq më tepër të vjen të brohorasësh për demokracinë, sado e mjerë apo e deformuar të jetë ajo.

A Girl in Exile [E penguara], nga Ismail Kadare, përkthyer nga gjuha shqipe prej John Hodgson, botuar nga Harvill Secker, £16.99, 102 faqe.

Shkruar nga John Banville (linur më 8 dhjetor 1945), romancier, dramaturg dhe skenarist irlandez, fitues i shumë çmimeve letrare duke përfshirë edhe “Princi i Asturias” për letërsinë (2014) dhe është disa herë pretendent për çmimin “Nobel”.

“Financial Times”, 11 mars 2016

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Eurosong, publikohet klipi i “Fairytale” (video)

Eurosong, publikohet klipi i “Fairytale” (video)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com