Vetëm pak çaste më parë, në qytetin e Përmetit është hedhur nga ura në hyrje të qytetit të Përmetit, me qëllimin që t’i jepte fund jetës, një e moshuar rreth 70 vjeç.
Kanë qenë disa të rinj që janë gjendur rastësisht në vendngjarje, pasi kanë parë të moshuarën që ishte duke u mbytur në rrjedhën e Vjosës, janë hedhur dhe ata në lumë për ta shpëtuar. Menjëherë të rinjtë e kanë çuar në spitalin e qytetit të moshuarën, për t’i dhënë ndihmën e parë. Nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, por mësohet se 70-vjeçarja e ka kryer këtë akt në kushtet e ngarkesës psikologjike dhe depresionit.
The post E moshuara tenton vetëvrasjen në Përmet, hidhet nga ura në lumin Vjosë appeared first on 27.