Një grua e moshuar është gjendur e pajetë në fundin e një pusi në fshatin Kçiq të Madh të Mitrovicës.
Familjarët e viktimës e kanë raportuar ngjarjen dje në mesditë, rreth orës 12.00 ndërsa trupi i viktimës është gjetur sot.
Ndonëse në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, policia e ka klasifikuar ngjarjen si të dyshimtë.