Nga Edison Balla
Kohët e fundit, kemi dëgjuar jo pak debate e diskutime rreth punës së minatorëve në minera, e kryesisht në galeritë e Bulqizës. T’ju them të drejtën jam shumë i ndjeshëm, kur flitet për jetën e minatorëve apo punën e tyre, pasi edhe pse me kohë të pjesshme kam qenë vetë një ndër ata minatorë. Kam punuar vetë në minerë, jam përballuar vetë me rrezikun evident, kam duruar vetë të pashkollë që të japin urdhëra “qorre”, kam parë vetë me sy djem të rinj që janë sakatuar nëpër furnele e skuta galerish. Ndaj edhe sot kur dëgjoj lloj-lloj deklaratash nga pusht-tetarë të kollarisur, që vetëm rrobat i bëjnë të duken zotërinj, më vjen të bërtas e të shaj me libër shpie të gjithë këto horrat rreth e qark që dërdëllisin e formulojnë fjalime në mbrojtje të interesave të tyre klienteliste.
Jo, ju nuk ua dini hallin minatorëve. Se po t’ua dinit nuk do na thonit që minatorët marrin nga 900 mijë lekë në muaj. Gjithsesi problemin nuk e kam me shifrat më shumë sesa me fenomenin. Minatorët sot nuk marrin 900 mijë lekë. Jo, jo, miku im, ata me zor marrin 500 mijë lekë. Që të kuptohemi, jo 900, po as 9 milionë lekë nuk mund të justifikojnë e as të shpërblejnë mundin e atyre minatorëve, të cilët përditë përballen me vdekjen, duke mos ditur nëse e nesërmja do t’i gjejë sërish gjallë.
Ti që më thua se në Bulqizë jetohet mirë… kur ke qenë për herë të fundit në qytetin e minatorëve, o llafazan që flet pareshtur, në mbrojtje të pronarëve të tu që ta lirojnë e shtrëngojnë zinxhirin sa herë t’u teket. Me siguri i ke ca vite që nuk ke qenë. E në mos ca vite, nuk ke qenë ca dekada që në “kohën e xhaxhit”, se atëherë të binin për llape të futeshe në minierë. Por që atëherë, ti u bëre milioner, punon në ministri, madje ka fjalë që je edhe bashkëpronar në ca galeri këtej rreth e rrotull, po vetëm fjalë ëë…
Unë nuk mund të lejoj që ata që përfaqësojnë popullin shqiptar, që përfaqësojnë minatorët e Bulqizës dhe gjithë punëtorët e këtij vendi, të flasin e të mbrojnë milionerët dhe oligarkët e këtij vendi. Më vjen keq, por unë nuk mund të rresht, teksa përfaqësuesit e shtetit tim, drejtuesit e shtetit tim, t’u bëjnë reklamë atyre që vjedhin pasuritë e Bulqizës dhe që ditën për diell nuk u preket një fije floku, teksa djem nënash vdesin nëpër galeritë e Bulqizës, në përpjekje për të nxjerrë një kafshatë bukë.
Unë nuk mund të lejoj që të shoh fytyrat tuaja fort të shëmtuara, që pa pikë morali gënjeni mijëra shqiptarë, duke u thënë që në Bulqizë ka plasur lumturia aq shumë sa po lëmë pas edhe ndonjë qytet Norvegjez. Unë nuk mund t’ju dëgjoj juve, teksa dërdëllisni e nxirrni nga goja lloj-lloj shifrash që sipas jush qenkan investuar së fundmi në minierë. Unë e di shumë mirë që ju këtë e bëni për populizëm dhe për të justifikuar këto miliona euro që kanë shkuar në drejtim të paditur në ca xhepa të pafajshëm a në ca njerëz për t’u mbyllur gojën e për t’u marrë të vetmen gjë që kanë, të drejtën e zgjedhjes, pra votën.
E nëse për një moment “rrekem” t’ju shfajësoj që as e kam ndërmend ta bëj këtë, po e zë sikur po thoni të vërtetën. Dëshiron ta kuptosh, nëse janë përmirësuar apo jo kushtet në minierë? Epo ta gjej unë një zgjidhje…
Eja, futu një herë vetë në minierë. Vetëm se nuk do shoqërohesh nga televizionet, kamerat, grimi, apo truprojat. Që ta dish, do duhet ta heqësh kollaren, edhe kostumin e shtrenjtë, madje si për dreq edhe këpucët e tua elegante. Do futesh disa mijëra metra nën tokë, ku i vetmi shoqërues që do kesh, do jetë terri dhe llampa jote që do kesh të vënë në kokë. Më beso që do lutesh si dreqi që mos të të bjerë sipër ndonjë nga ato shkëmbinjtë e mëdhenj, që mbahen akoma me dru të kalbur që në kohën e xhaxhit. Do lutesh për vete, por edhe për fëmijët e tu që t’i shohësh sërish. Do ecësh e do bëhesh dru nga uji i ftohtë disa gradë nën zero që të bie nga sipër e të bën qull akoma pa filluar punën. Mos vazhdoj të flas për vagonët me krom që duhet të nxjerrësh. Ah, se harrova, norma është dyfishuar këto kohët e fundit, se edhe sasia e nxjerrjes është dyfishuar. Kuptoje vetë logjikën.
Nuk po vazhdoj të flas më tej, se nuk dua të të fus tmerrin vetëm kur t’i lexosh këto rreshta e jo më t’i përjetosh ato. Gjithsesi në fund, nuk po ju kërkoj gjë, të gjithëve ju që fatkeqësisht drejtoni e keqmenaxhoni në mënyrë barbare pasuritë e qytetit tim. E vetmja gjë që dua nga ju, është të shporreni nga ekranet e televizorit, ku prania juaj ndjell vetëm ters. Ters, që përkthehet në humbje jetësh në minierë.
“Humanizmi bashkon njerëz, Insitucione, dhe të gjithë ata që kanë qëllime pozitive”.
#Varfëria_është_armiku_ynë_i_përbashkët
Shoqata humanitare “Mirënjohja”, në bashkëpunim me Myftininë e Bulqizës, dhe Bashkinë Bulqizë, dhuruan sot 100 batanije në këtë qytet, në ndihmë të atyre që kanë më shumë nevojë se të tjerët.
Në fakt, ky angazhim i këtyre tre aktorëve, që padyshim është një shembull i bashkëpunimit të mirë me insitucionin e Bashkisë Bulqizë, nuk është dhe nuk mund të jetë i vetmi në këtë kuadër.
Kjo pasi, duke qenë se jam në prag dimri, dhe shumë familje vuajnë të ftohtin, jemi të bindur që kjo punë do të shtrihet edhe më gjerë në territoriin që ka në juridiksion Bashkia Bulqizë.
Mesazhi: Kur bëhet fjalë për vepra të mira nuk ka asgjë që na ndan, por gjithcka që na bashkon.
#Bashkia_Bulqizë #Myftinia_Bulqizë #Shoqata_Mirënjohja