Një fermë massive kanabisi është zbuluar nga Policia e West Yorkshire gjatë bastisjes së një ndërtese në Halifax.
Në prangat e Policisë ra 38 vjeçari shqiptar Ditran Hoxha, i cili kishte mbjellë më shumë se 600 bimë kanabisi.
Mediat britanike raportojnë se 38 vjeçari shqiptar theu këmbën teksa u përpoq t’u shpëtonte oficerëve të policisë, duke u hedhur nga çatia.
Mediat britanike bëjnë të ditur se droga mund t’u kishte sjellë fitime tregtarëve deri në 1 milion paund.
Hoxha u burgos për 30 muaj dhe do të dëbohet në Shqipëri në fund të dënimit. Ai u deklarua fajtor për prodhim të kanabisit.
Mësohet se Hoxha kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.