“E kapëm me kamera”, vdekja e Lear Kurtit, ja çfarë deklaruan policët: Iku me vrap… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E kapëm me kamera”, vdekja e Lear Kurtit, ja çfarë deklaruan policët: Iku me vrap…

13:31 | 21/10/2022
në Shqiperi
0

Lear Kurti është 32- vjeçari që humbi jetën në rrethana misterioze në ambientet e Komisariatit nr. 3 të Tiranës. Policia e Tiranës e dha njoftimin për vdekjen e tij nëpërmjet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke e konsideruar viktimën si një njëri me probleme shëndetësore që i janë shfaqur gjatë shoqërimit për në komisariat dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak. Këta të fundit, dolën menjëherë pas AMP-së dhe treguan se personi që ishte dërguar nga Policia e Komisariatit 3 në spital kishte qenë pa shenja jetë e për pasojë ishte dërguar menjëherë në drejtim të morgut.

AMP-ja bashkë me vdekjen natyrale të djalit, 32 vjeç, përcolli në disa media edhe skedën kriminale të të riut, e bashkë me të edhe një sërë problemesh që lidheshin me faktin se Leari njihej si përdorues droge dhe se ekzistonte frika se ai mund të kishte ndonjë “gjë me vete” dhe do ta hidhte ose fshihte. Ky është arsyetimi i skuadrës së parë të Policisë që e ka ndjekur me vrap Learin, deri në afërsi të një marketi, vetëm pak metra pa shkuar te Spitali Amerikan, që i bie të jetë në afërsi të Traumës. Më pas, hyn në lojë furgoni i skuadrës tjetër së Policisë, të cilët e kanë marrë dhe e kanë sjellë në komisariat.

Ata kanë thënë se i shoqëruari kishte shfaqur probleme në automjet, aq sa fillimisht u konsiderua si person që vuante nga epilepsia, version që e hodhi poshtë i ati i tij, birësues, të cilin e kishte rritur për plot 30 vjet. Epilepsia u zhduk nga justifikimi policor dhe i Mbikëqyrjes së Veprimeve Policore dhe pas mesdite, pra pak momente pasi familja që e rriti të ndjerin tërheq trupin nga morgu, dalin rezultatet e Mjekësisë Ligjore: në stomak kishte një qese me përmasa 5 me 5 cm. Kështu të dhënat e autopsisë që i riu kishte gëlltitur qesen e kokainës për të mos ia kapur Policia, duket edhe si “kapaku” që do të mbyll njëherë e mirë vdekjen e tij në duart e Policisë së Shtetit.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

DËSHMIA E POLICËVE

“E kemi pikasur në rrugë. I kërkuam të na jepte dokumentin e identifikimit dhe ai nisi të ikte me vrap. Ne e ndoqëm nga pas. E ndoqëm nga frika se mos ka armë ose drogë me vete dhe do ta hidhte diku. E zumë në afërsi të rrugës që shkon për te Spitali Amerikan dhe madje e kemi marrë dhe e kemi ulur në afërsi të një supermarketi që ka kamera, vetëm që të kemi pamjet e momentit të ndalimit”.

Kjo është një prej rrëfimeve të punonjësve patrullë që ka dhënë për grupin hetimor policor që ka marrë përsipër të hetojë këtë ngjarje. Ata kanë thënë se nuk kanë pasur asnjë qëllim në lidhje me këtë person përveç idesë për ta kontrolluar, sepse ka qenë në atë orë duke qëndruar në anë të rrugës.

Ata pretendojnë se e kanë ulur në një stol aty në afërsi të marketit dhe më pas ka ardhur furgoni me grupin e shoqërimit dhe ata nuk dinë më asgjë se çfarë ka ndodhur. Në dëshminë e dhënë nga grupi i shoqërimit është fiksuar fakti se djali ka nisur të ndjehet keq përgjatë rrugës. Ka pasur dridhje dhe ka nisur të shkumojë nga goja. Sipas tyre, por edhe efektivëve që kanë qenë në komisariat në atë orë është thënë se Learin nuk e kanë futur fare në ambientet e komisariatit po menjëherë kanë lajmëruar ambulancën. E meqë ambulanca po vonohej, ata e kanë nisur urgjent me makinën e Policisë për te Trauma, çka në dijeninë e tyre ka qenë gjallë deri në atë moment që ata e kanë dorëzuar në duart e mjekëve, të cilët nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim mjekësor ndaj tij, për shkak se ai kishte ndërruar jetë.

PAS NGJARJES

I ati i Learit brodhi për gjatë gjithë natës përreth morgut të Tiranës. Ai u ankua se askush nuk i dha përgjigje se çfarë kishte ndodhur me të birin. Në mëngjes, kur mediat janë afruar rreth morgut, me njoftimin e AMP-së të shoqëruar edhe me skedë kriminale për të birin, por edhe me detajet e një sëmundjeje për të cilën ai nuk e dinte që e kishte djali, ai kundërshtoi me forcë e ndërkohë tregoi se në fakt askush nuk i kishte dhënë përgjigje se si i kishte ndërruar jetë fëmija që kishte rritur vetë.

“Leari ka qenë dy metër djalë e nuk ka vuajtur kurrë nga asnjë sëmundje”, tha ai. Për gjatë gjithë natës jam këtu dhe askush nuk më jep përgjigje se çfarë ka ndodhur me djalin”. Ndërkohë, në mesditë, kur familja e tërhoqi trupin e pajetë të të birit dhe lajmëruan se varrimi do të bëhej në orën 18:00 të pasdites së djeshme, AMP-ja, sërish, nxjerr njoftimin e një autopsie paraprake me anë të së cilës njoftonte se viktima kishte ndërruar jetë për shkak të gëlltitjes së një qeseje, brenda së cilës sipas tyre kishte pasur kokainë.

Në Komisariatin nr. 3, menjëherë kanë mbërritur përveç AMP-së edhe Prokuroria e Tiranës, grupi i Avokatit të Popullit, të cilët kanë lënë detyra të posaçme për t’u vënë në dispozicion të gjitha pamjet e kamerave, që nga momenti i pikasjes së tij në rrugë, pamjet nga ndjekja, momenti i ndalimit në një vend me kamera, shoqërimi e deri te sjellja në komisariat. Janë marrë dëshmitë e të dy grupeve të Policisë, por pritet që të dëshmojnë edhe shokët e viktimës në lidhje me momentin e ndjekjes, ndalimit dhe më pas tentative e tyre për të marrë ndonjë informacion në Komisariatin nr. 3, vend në të cilin ata kanë pretenduar se mbahej Leari.

VIKTIMAT E KONTAKTEVE ME POLICINË

Në harkun kohor të katër viteve janë shënuar 6 raste vdekjesh me pasojë kontakti me Policinë ose për neglizhencën e punonjësve të Policisë së Shtetit. Që nga vdekja brenda ambienteve të Komisariatit të Korçës së Enea Ftoit, në majin e 2018- ës, të riut që u dhunua, e deri te rasti i mesnatës së të mërkurës, rastet janë të ndryshme: janë dy vrasje me armë, dy vdekje të konsideruara si vetëvrasje, një akt horror nga i klasifikuar si aksidental dhe rasti i Lear Kurtit, i lënë sërish si vdekje për shkak se ka gëlltitur qesen e kokainës që mbante ne xhep, të cilën nuk e hodhi nga frika e Policisë.

Duke u rikthyer pas në kohë, te ngjarje e rëndë e vdekjes së Enea Ftoit, teksa familjarët e të ndjerit kërkuan llogari deri lart në instanca se pse trupi i të ndjerit ishte me shenja dhune, Policia dhe të gjitha instancat patën të njëjtët përgjigje që u dha fillimisht edhe për Learin: ka shfaqur shenja epilepsie dhe përplasej nëpër dyshemenë e dhomës ku ishte i izoluar.

Madje, Policia e Komisariatit të Korçës, aso kohe, tha se Ftoi, në momentin kur ishte konstatuar nga Policia, ai ishte në grahmat e fundit dhe më pas thirrën mjekun, pasi nuk mund ta lëviznin nga qelia. Në krah të tyre doli edhe mjekësia ligjore, e cila hodhi poshtë dhunën në trupin e viktimës. Po ashtu, u mbyllën edhe dy ngjarjet e Komisariatit të Kamzës dhe të Kavajës, me viktima një të shoqëruar-të kërkuar dhe një të dalë për masë po që ishte kthyer në dhomat e Komisariatit. Arben Mici dhe Ylvi Meta ndërruan jetë brenda Komisariatit me punonjës policie brenda; njëri u tha se i vuri vetë flakën qelisë dhe tjetri u vetëvar herë me lidhësen e kapuçit të bluzës e herë në lidhësen e atletes. Viktimat e plumbave të Policisë janë Klodian Rasha, në një rast të paprecedentë, të ekzekutuar nga pas shpine nga oficeri i Policisë së Komisariatit nr. 3 dhe vetë efektivit të këtij Komisariati, Çaush Saliaj. Klodiani u vra me 8 dhjetor të vitit 2020, në derën e shtëpisë, ndërsa Saliasi, oficeri i vjetër i Policisë së Shtetit, brenda këtij Komisariati nga një koleg i veti, i ri.

E ndërsa për vrasjen e Klodian Rashës, e cila ngriti në këmbë gjithë makinerinë shtetërore të shkonte në shtëpinë e të atit për të kërkuar falje për “pushkatimin” e të birit, për vrasjen e efektivit të Policisë sot e asaj dite nuk u mësua e vërteta e përplasjeve mes tyre.

Policia dhe Prokuroria e nxorën me probleme të shëndetin mendor të riun që ekzekutoi kolegun, ndërkohë që ngjarja u la në një sherr banal, duke “fajësuar” viktimën për shakatë e tepërta që bënte me kolegun e turnit, shaka që punonjësi i Policisë me probleme depresive nuk i ka duruar e për pasojë ekzekutoi kolegun. Për vrasjen e Rashës, pas protestave të dhunshme të të rinjve të Tiranës, ish-ministri, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Ose të paktën me këtë ngjarje u motivua largimi i tij nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që për vrasjen brenda Komisariatit nuk dha askush dorëheqje.

Madje as për vrasjen horror të vajzës së vogël që erdhi nga Anglia të pushonte në Shqipëri me të atin dhe të ëmën, së cilës iu mor jeta nga skafi i një shefi policie. Edhe vrasjen e Jonadës, në Potam të Himarës, e hetoi për orë me radhë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërkohë që në banesën e familjes së të ndjerës shkoi të pinte kafe ngushëllimi ish-drejtori i Policisë së Shtetit, si eprori i personit që e kreu krimin e rëndë./GazetaSi

Etiketa: Lear KurtiPoliciaTirane

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
“Si i bëri sarajet në Surrel?”, Aleanca për Teatrin ‘kryqëzon’ Ramën: Nise vettingun nga vetja

“Si i bëri sarajet në Surrel?”, Aleanca për Teatrin ‘kryqëzon’ Ramën: Nise vettingun nga vetja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com