“E ka bërë monopol”, dalin e-mailet e Sadri Abazi ku i ankohet Ramës: ARRSH jep tenderë korruptivë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E ka bërë monopol”, dalin e-mailet e Sadri Abazi ku i ankohet Ramës: ARRSH jep tenderë korruptivë

15:32 | 08/08/2022
në Uncategorized
0

Krahas “spiunllëqeve” mes kolegësh, fqinjësh apo edhe drejtuesish institucionesh me bindje të ndryshme partiake, publikimi i e-maileve të kryeministrit Rama kanë nxjerrë një mori denoncimesh të rënda në lidhje me mënyrën se si jepen tenderët në vend apo se si miratohen projektet strategjike.

Në njërin prej këtyre e-maileve të dërguara Ramës rezulton edhe ish-deputeti socialist Sadri Abazi, i cili përmes nipit të tij rezulton të jetë pronar i kompanisë “Alko Impex”.

Në e-mailin e siguruar nga abcneës.al, Abazi i ankohet Ramës për ARRSH-në dhe qasjen monopolistike që ka ky institucion në dhënien e tenderëve të rrugëve. Objekt i ankesës së Abazit ndaj Ramës është ARRSH, e cila sipas tij i bën tenderët në shkelje të plotë të procedurave të kritereve.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kështu për shembull ish-deputeti u referohet procedurave të ndjekura nga ARSH për të dhënë tenderin e mirëmbajtjes së rrugëve në 4 rajonet e vendit. Në email-in që socialisti i ka çuar Kryeministrit shprehet se fituesit janë zgjedhur në mënyrë korruptive.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar procedurat e tenderit me objekt: Mirëmbajtje me performancë të rrugëve, Rajoni Verior” (e ndarë në 14 Late) me fond limit 2.172.497.806 lekë pa TVSH, të reja) -data e hapjes së ofertave për fazën e parë. Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Qendror (e ndarë në 10 Late) me fond limit 2.160.710.894 lekë pa TVSH (të reja) – data e hapjes së ofertave për fazën e mirëmbajtjes me performancë të rrugëve Rajoni Jugor” (e ndarë në 13 Late) me fond limit 2.008.497.824 Lekë pa TVSH (të reja) – data e hapjes së ofertave për fazën I, Lloji – marrëveshje kuadër, afati 48 muaj (4 vjet), për herë të parë këto procedura tenderi u zhvilluan në dy faza.

Në fazën e parë paraqitej i gjithë dokumentacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik, përveç ofertës financiare.

Në fazën e dytë, vlerësimi do të bëhej nëpërmjet një mekanizmi jo transparent dhe abuziv.

Është e çuditshme se si të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë me zor janë kualifikuar dhe kanë fituar një kontratë, ndërsa “Aiko lmpex General Construction dshh & shoqërive të tjera, megjithëse ka pasur ofertën më të shtrenjtë financiare, u është dhënë.

Dhe abuzimi i ARRSH qëndron në faktin se në kriterin (i) çmimi më i ulët vendos pikët me diferenca të vogla midis shoqërive pjesëmarrëse, kurse në dy kriteret e tjera vendos pikët maksimale për Aiko Impex General Construction dhe pikët minimale për ofertuesit e tjerë, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit prej qindra milionë lekësh”, shkruan Abazi në email-in drejtuar Kryeministrit Rama.

 

 

E-maili

E-maili i plotë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar procedurat e tenderit me objekt :

Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Verior“ (e ndare ne 14 Lote) me fond limit 2.172.497.806 leke pa tvsh ( te reja) –data e hapjes ofertave per fazën e pare date 05/08/2020

Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Qëndror“ (e ndare ne 10 Lote) me fond limit 2.160.710.894 leke pa tvsh ( te reja) – data e hapjes ofertave per fazen e pare date 07/08/2020

Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor“ (e ndare ne 13 Lote) me fond limit 2.008.497.824 leke pa TVSh ( te reja) – data e hapjes ofertave për fazën e pare date 05/08/2020

Lloji – marrëveshje kuadër, afati 48 muaj (4 vjet)

për here te pare këto procedura tenderi u zhvilluan ne dy faza.

Në fazën e pare paraqitej i gjithë dokumentacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik, përveç ofertës financiare.

Ne fazën e dyte, vlerësimi do te behej nëpërmjet një mekanizmi jo transparent dhe abuziv :

Kriteret e Vlerësimit Pikët

(i) Çmimi më i ulët [0-60]

Operatori ekonomik duhet të përshkruajë ofertën.

(ii) Përvoja ne pune e kompanisë [0-20]

Operatori ekonomik duhet të përshkruajë punët e realizuar ne forme CV, shoqëruar me

vërtetim punimesh, te kryera ne 10 viteve te fundit.

(iii) Cilësia [0 – 20]
Treguesit dhe analiza cilësore në punë duke përcaktuar elementet e saj si për shembull por pa u limituar në cilësinë e propozimit teknik për sa i përket metodave të përdorura, personelit kryesor, disponueshmërisë së pajisjeve kryesore, organizimi i sitit, siguria, sigurimit të cilësisë, planit të mobilizimit, grafikut të punimeve dhe çdo aktiviteti tjetër siç mund të përcaktohet nga punëdhënësi.

Pra sipas këtij modeli vlerësimi, operatori ekonomik mbasi është kualifikuar ne fazën e pare me gjithë dokumentacionin ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik , edhe n.q.s. ka çmimin me te lire, ai mund te paralizohet ne vlerësimin e autoritetit kontraktor te dy kriteret e tjera.

Kriteret ishin vendosur te tilla qe operatoret ekonomik nuk mund te ofertonin tek te gjitha lotet, madje mund te merrje pjese maksimumi ne dy lote si bashkim operatoresh ekonomik, sepse s`kualifikohej. Në kriteret për kualifikim përcaktohej :

Shënim 1: Operatori ekonomik ofertues në më shumë se një Lot, duhet të ketë kapacitetet ekonomike – financiare (nënpika 2.2.1 e seksionit 2.2, të kritereve të veçanta për kualifikim) si dhe kapacitetet teknike, nënpika 2.3.1, 2.3.2, 2.3.3.,2.3.4 dhe 2.3.10 të kritereve të veçanta për kualifikim), sa shuma e loteve për të cilat ka ofertuar, të marra së bashku. Në këtë rast, operatori ekonomik ofertues në më shumë se një Lot, duhet të paraqesë një deklaratë ku të listohen dokumentet e paraqitura në përmbushje të kritereve kumulative për Lotin konkret.

Në rast se dokumentacioni i deklaruar dhe i dorëzuar në përmbushje të kritereve kumulative nuk plotësohet per kapacitetet ekonomike – financiare dhe kapacitetet teknike për të gjitha Lotet ku operatori ekonomik ka ofertuar, do të s’kualifikohet nga të gjitha Lotet ku ka ofertuar

Shemin 2: Dokumentacioni i paraqitur duhet te jete qartësisht i lexueshëm

Vetëm bashkimi operatoreve ekonomik “Alko Impex General Construction dshh & Alko Impex Construction shpk” ka marr pjese ne shumicën e këtyre procedurave, pa u s’kualifikua. Ne te gjitha lotet qe ka marr pjese është kualifikuar. Dhe ne fazën e dyte ka ofertuar me vlerën me te larte financiare dhe në disa raste ka hyre si “mbushës” . autoriteti kontraktor ARRSH e ka klasifikuar në vend te pare me pike në te paktën 6 lote, dhe vetëm për njërin lot ka lidhur kontrate :

Loti VI : “Mirëmbajtje me performancë Shirgjan – Kaçivel – Drizë, Mjekës – Uzinë, Elbasan – Gjinar, Gramsh – Kodovjat – Mollë Grabovë, Drizë – Poroçan “, REF-65715-07- 16-2020 . Vlera: 301.101.555 Leke (referuar buletinit te Agjencise Prokurimit Publik)

Dhe po vonon qëllimisht shpalljen fitues ne lotet e tjera te këtij operatori, në mënyre qe te kaloje afati i ankesave te operatoreve te tjerë ekonomik qe janë para kualifikuar në fazën e pare.

Është e çuditshme se si te gjithë operatoret e tjerë ekonomik me zor janë kualifikuar dhe kane fituar një kontrate, ndërsa “Alko Impex General Construction dshh & Alko Impex Construction shpk” ka fituar në shume-fishin e gjithë shoqërive te tjera, megjithëse ka patar ofertën me shtrenjte financiare.

Dhe abuzimi i ARRSH qëndron në faktin se në kriterin (i) Çmimi më i ulët vendos piket me diferenca te vogla midis shoqërive pjesëmarrëse, kurse në dy kriteret e tjera te vlerësimit (ii) Përvoja ne pune e kompanisë dhe (iii) Cilësia vendos piket maksimale për Alko Impex General Construction dhe piket minimale për ofertuesit e tjerë , duke i sjell dëm ekonomik shtetit prej qindra milion leke..

Dhe tani ne ketë moment janë duke e kualifikuar dhe shpallur fitues ne disa Lote, si p.sh. ;

Rajoni Verior Loti XIII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Peshkopi (K/Rr.Tomin)- Ura e Muhurit, Ura e Muhurit – Draj Reç (Kufi me Kukësin) , Peshkopi- Ushtelence” (53 km), me fond limit të marveshjes kuadër 112.667.173 (njëqind e dymbëdhjetë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtate mije e njëqind e shtatëdhjetë tre) lekë pa TVSh

Rajoni Qendror Loti 4 : “Mirëmbajtje me performancë K/Sauk – Sanatorium, Sauk – Km 29 – rot. re Shijon – Ura e Zaranikës, Km22 – Qytezë Krrabë – Objekti X, Rotondo Sauk – Sauk i Vjetër, Ura e Farkës – Baldushk – Mustafa Koçaj, Vaqarr – Vishaj “, me fond limit 263.424.859 lekë pa tvsh

Akoma me abuziv është fakti qe këto procedura prokurimi janë parashikuar për te lidhur kontrata 4-vjecare, dhe shoqëritë qe S`KUALIFIKOHEN në ketë moment, mbas 4 vjetësh nuk mund te marrin pjese në asnjë procedure me objekt mirëmbajtje rrugore, pasi kriteri i vendosur ne ligjin nr.9643 “Për Prokurimit Publik” është eksperienca e ngjashme vetëm 3 vitet e fundit.

Pra te gjithë operatoret e tjerë ekonomik nuk mund te marrin më pjese ne procedurat me ketë objekt shërbimi. ARRSH me ketë veprim po monopolizon këto tendera ne duart e pak shoqërive.

Me dashuri

Sadri Abazi

/Abcneës.al/

 

Etiketa: ankohetARRSHedi ramaemailetkorruptivemonopolSadri Abazitendere

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Urbani i Veliajt “mbyll dyert”, qytetarët mbeten në pritje (Foto)

Urbani i Veliajt "mbyll dyert", qytetarët mbeten në pritje (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com