Një tatuazh që të kujton të gjithë fëmijërinë e tij në Kosovë, është kjo lëvizja më e fundit e futbollistit Valon Berhami.
Mesfushori nga Mitrovica, përmes një vizatimi në këmbën e tij të djathtë, përshkruan gjithë jeta e tij në Kosovë, nga momenti kur ishte fëmijë dhe luante me top rrugëve të qytetit deri te bombardimi i Serbisë nga Nato.
Në fotografinë, tashmë të përjetësuar në tatuazh është një fëmijë që luan me top në rrugët e qytetit.