Një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen 18, në Korçë.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një bombole gazi.
Dëmet materiale janë të shumta ndërkaq fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkaq zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ende po punon për shuarjen e flakëve.