Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:45, në zonën e Lungomares në Vlorë.
Mësohet se një motor ka aksidentuar këmbësoren ,shtetasen H. Sh., rreth 74 vjeçe.
74-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit, i cili ka braktisur motorin dhe është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.