Pas debateve të forta në Komisionin për Edukim dhe mjetet e Informimit, deputetja demokrate i është përgjigjur ministres së arsimit Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale. Kryefjala e debatit ishte mbyllja e kolegjit turk “Mehemt Akif Arsoy” dhe kopshtit “Zybeide Hanim”.
Me anë të një postimi në Facebook deputetja e PD shkruan se mbyllja e institucioneve arsimore është e paligjshme teksa akuzoi dhe njëherë ministres së kujdesi arsimor është zero.
“Përgjigje e detyruar për Kushin nga facebooku i pakontrolluar as nga mazhorancat as nga butonat e perkohshëm! 1- Mbyllja e Zuybede Hanim antiligjore dhe antinjëzore. Nuk ishte e aftë të thoshte një arsye konkrete pse po i heq kopshtin fëmijëve. Nuk arriti të thoshte cilin e standard e kanë kopshtet publike në Shqipëri dhe nuk e kishte kopshti Hanim. Masa e marr është dispropocionale me atë që kërkon ligji që se kishte lexuar po ja vë me foto 2. LIGJ Nr. 69/2012, neni 70. Kujdesi për interesin e fëmijëve është zero. Sot shumica nuk gjejnë dot kopsht për tu rregjistruar dhe një pjesë e tyre trajtohen nga psikolog për shkak të ndarjes nga mjedisi ku ishin mësuar, nga shokët, nga edukatoret. 2- Patronazhistët mësues realitet edhe i raporteve të vetë ministrisë. Punësimet jashtë portalit, punësimet me afat, punësimet politike janë fakt jo vetëm që e shikojmë në cdo shkolle por që e tregojnë edhe vetë raportet e arsimit parauniversitar. Foto 3. 3-Abetarja e unifikuar, një dështim në cilësi. Fotot tregojnë qartë nivelin jo profesional të saj që ju ofrohet nxënësve. Mbasi e quajtën arritje, një gjë që ishte bërë 2012 abetarja e unifikuar me Kosovën, u japin edhe nje tekst me probleme. Fotot ne vijim”, shkruan Zhupa.