Policia e Tiranës ka arrestuar 25-vjeçarin me inicialet, A.Ç pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, bashkë me dy shokët e tij kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me benzinë.
Dy shokët e tij u arrestuan në flagrancë, ndërsa 25-vjeçari ishte larguar nga vendngjarja dhe pak më parë është arrestuar nga policia.
Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.