E çfarë se nuk doli mirë selfia? Vaska, zorra, bideja, dushi, brisku, sapuni, aty janë, bëj një tjetër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 E çfarë se nuk doli mirë selfia? Vaska, zorra, bideja, dushi, brisku, sapuni, aty janë, bëj një tjetër

14:45 | 18/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

S’po ta varin. Të kanë lënë pas dore. S’po ta vlerësojnë ndjeshmërinë, forcën e karakterit, zjerjen e gjakut, energjinë, sidomos bukurinë. Për të vënë urgjentisht në vend padrejtësi kaq të mëdha të pamerituara që i vuan kot pa asnjë shkak, koha më e përshtatëshme është muzgu.

Për të mos u bezdisur nga prezenca e ziliqarëve të shumtë që kujtojnë se të gjitha të mirat e kësaj bote u përkasin atyre ndërsa ty vetëm Noc Rroku, zgjidh një vend intim. Për shembull banjën. Me veglat e banjës, vaskën, zorrën, sapunin, rubinetin, briskun, peshqirin, shkumën, mund të bësh kompozime që ta çudisësh botën.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Përcakto pozicionin që të duken sa më provokuese sisët dhe shalët, dhe pjesët më shprehëse të fytyrës prejnga të shpërthen zgjuarsia dhe të gjitha cilësitë e tjera të jashtëzakonëshme që i ke por ziliqarët bëjnë sikur nuk i shohin.
Merr celularin, zgjate dorën, shkrepe.

Bëre një Selfie. Domethënë një budallallëk. Por s’ka problem. Nuk je vetëm. Njerëz që bëjnë selfie bota ka me miliona.
Mund të ndodhi që selfia që sapo bëre nuk të pëlqeu.  E çfarë se nuk doli mirë Selfia. Vaska, zorra, bideja, dushi, brisku, sapuni, aty janë. Bëj një tjetër selfie. Nëse edhe tjetra selfia nuk do të pëlqejë, bëj edhe nja 20 ose 30 selfie të tjera. Ndonjë budalla ose budallaqe mund të mos i pëlqejë selfiet e tua. As për këtë mos u merakos. Ndërkohë që ti bën selfiet e tua, me mijëra të tjerë po bëjnë selfiet e veta, më për ibret se selfiet e tua. Mos humb kohë. Nisi urgjent selfiet pa dalë nga banja.

Selfia e banjës nuk është e vetmja. Ka plot selfie të tjera. Për shembull, selfia që bën një budalla kur çfaqet i menduar me dorën në mjekërr sikur ka mbi supe gjithë hallet e botës. Kjo Selfie nuk quhet Selfie, quhet Selfqirje, që rrjedh nga fjala greke “qirje” që do të thotë “zotni”. Selfia para pasqyrës quhet Selfpjerdhje. Një tjetër Selfie goxha e përhapur është ajo kur një tufë budallenjsh bëjnë fotografi me të ngrëna përpara; verë, birra, bërxolla, pica dhe plot të tjera. Selfie më shtazarake se kjo përmes së cilës hajvanët e pangopur dëshmojnë urinë e etërve, nuk ka. Selfia me të ngrëna përpara quhet Sumtyryxhym.

Etiketa: banjobriskdushedisonselfievaske

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Në kohën e komunikimi pasiv dhe pushteti i errësirës

Në kohën e komunikimi pasiv dhe pushteti i errësirës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com