Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur mbrëmjen e sotme, me leva nga disa persona të paidentifikuar. Sulkuqi është goditur sapo ka dalë nga një bar-kafe e cila ndodhej 100 metra afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. Sulmi ndaj tij dyshohet se mund të ketë ardhur për shkak të detyrës.
Gijotina.com ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugicat e lagjes “Kala” të qytetit. Mësohet se kanë qenë së paku dy persona që kanë qëlluar Sulkuqin, duke e lënë me plagë në kokë. Aktualisht kancelari i Gjykatës së Elbasanit po merr trajtim mjekësor në spitalin kirurgjikal të qytetit.