Trajneri i Djave të Kuq, Erik ten Hag foli sërish për çështjen e Cristiano Ronaldos, ku e ardhmja e portugezit është akoma në pikyetje.
5 herë fituesi i Topit të Artë nuk i është bashkuar skuadrës në turne në Azi dhe Australi për arsye personale dhe nuk ka ndërmend të vazhdojë aventurën e tij te Manchester United.
Trajneri holandez tha: “Situata është e njëjtë si javën e kaluar.
Unë preferoj të fokusohem te lojtarët që janë këtu dhe po bëjnë mirë. Mendoj vetëm për këtë dhe përmirësimin e gjërave. Unë jam duke e pritur atë dhe më pas do ta integrojmë në skuadër.”