Policia e Beratit ka arrestuar një 55-vjeçar banues në Kutalli, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare.
Burri me iniciale A.Ç., banues në Kutalli u arrestua pas kallëzimit të bërë nga 13-vjeçarja.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual”.