Dyshimet për armët e Fjollës, çfarë po fsheh këngëtarja? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshimet për armët e Fjollës, çfarë po fsheh këngëtarja?

16:20 | 21/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ka dyshime të forta rreth shpjegimeve që Fjolla Morina ka dhënë para oficerëve të policisë, se përse ajo po udhëtonte me armë zjarri drejt Shqipërisë.

Gjithçka do të niste mesnatën e 19 shtatorit, kur këngëtares kosovare do ti bëhej një kontroll në doganë të Morinës. Kontroll që do të prodhonte një lajm të pazakontë për femrat e shoubizit shqiptar.

Policia i kapi në çantën e dorës një pistoletë “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 të tjerë në xhepin e pasëm të sediljes. Pas këtij zbulimi, të gjithë makinës iu bë një kontroll fizik, ku në bagazh policia i gjeti edhe një pistoletë tip “Walther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak.

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Fjolla do të duhej të jepte shpjegim për situatën ku ishte zënë. E pikërisht para oficerëve të policisë ajo jep një deklaratë që në pamje të parë duket se më shumë turbullon se sqaron këtë ngjarje.

Dëshmia e Fjolla Morinës

Fjolla do të tregonte për autoritetet dinamikën e udhëtimit drejt Tiranës, kush e shoqëronte dhe më e rëndësishmja, arsyen pse ajo kishte armë zjarri me vete.

“Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova, me makinën time, për në Tiranë pasi kam për të bërë muzikë, dhe në makinë kam pas me vete edhe persona të tjerë. Ata janë Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im. U futëm në Pikën Kufitarë të Kontrollit të Morinës rreth orës 02:10 minuta dhe gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën në çantë dhe fishekët në makinë.

Këtë pistoletë e kam pasur në njërën prej çantave, se kam tre-katër çanta me vete, se jam nisur në Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh. Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar,” – ka thënë Morina në deklaratën e saj.

Kjo dëshmi ngre së paku tre pikëpyetje mbi ngjarjen.

Së pari, përse Fjolla nxitohet të shpjegojë se kush janë dy burrat që e shoqëronin në makinë, duke lënë të kuptohet se ata nuk kishin dijeni dhe duke e marrë vetë fajin përsipër?

Së dyti, pse Fjolla thotë se armën e kishte harruar në çantë, me argumentin se ka disa çanta. Nesë armën realisht e kishte harruar në çantë, po fishekët e gjetur në sediljen e pasme të makinës pse ishin aty?

Dhe çka e bën edhe më enigmatike deklaratën e Fjollës është origjina e armës, sipas fjalëve të saj. Kush është ky mik i Fjollës që ia ka dhuruar armën, e që tashmë nuk jeton më?

Kjo ngjarje është sa e paprecedentë, aq edhe interesante. Dhe të tillë e bën edhe profili i njerëzve që e shoqëronin Fjolla Morinën.

I pasi ishte shoferi i saj Fitim Muji. Tjetri, një biznesmen mik i quajtur Fisnik Syla, pronar i pesë hoteleve në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës dhe president i “F.C. Gera-Waasland”. Të tre janë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Dëshmia e dy shoqëruesve

Fisnik Syla dhe Fitim Muji kanë deklaruar para grupit hetimor se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç.

Pavarësisht dëshmisë, arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy burrave të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Pavarësisht bujës që lidhet me arrestimin e një VIP-i dhe armët e zjarrit të përfshira, nuanca rozë që i jep ky trajtim mediatik ngjarjes nuk e bën atë aspak më të lehtë se ç’është. Lapsi.al shpjegon më poshtë se si mund të rrjedhë kjo ngjarje në një prizëm më serioz.

Burg për Fjollën?

Ylli i hiteve me konotacion seksual, si kënga “Trileqe”, do të dalë të martën para gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg” që do të kërkojë prokuroria.

Bazuar mbi situatën ku është kapur këngëtarja kosovare, Lapsi.al sjell nenin 278 të Kodit Penal, që pritet të rëndojë mbi Fjollën.

“Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.” – thuhet mes të tjerash në nenin 278, për ‘Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit’. /Express

Etiketa: armëtfjolla morinandali ne doganen e Morines

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para
Për “dashnorët” e sondazheve

Lista të hapura/ Ish-ministri i Drejtësisë: Janë njësoj si shpërthimi i ujërave të zeza

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com