U luajtën sfidat e orës 15:00 në Serinë A, italiane. Juventusi fitoi me shifrat 2-0 ndaj Udinezes, me dy gola të Dibalas, ndërsa një penallti e humbi edhe Higuain.
Për shqiptarët, vlen të theksohet fitorja e Atalantas së Berishës, 0-1 ndaj Bolonjas, ndërsa Krotone e Ajetit mori një fitore shprese, 4-1 ndaj Sampdorias. Ndërkohë, vetëm barazim 2-2 për Lacion e Strakoshësh, që barazoi vetëm në fund me Çiro Imobilen. Portieri shqiptar u mposht dy herë gjatë sfidës, ku një gol ishte me 11-metërsh.