Pas gati dy vitesh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet në Hagë nga prindërit e tij, pasi që nga ajo periudhë po mbahet në paraburgim nën akuzat për krime lufte. Mediat në Kosovë raportojnë se prindërit e ish-presidentit, Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë atë nesër në ambientet e paraburgimit.
Të dy do të nisen për në Holandë nesër, e po ashtu do të qëndrojnë për në kryeqytetin e Holandës deri në orën 16:00. Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të komunës së Skënderajt. E mesa duket do t’u plotësohet.