Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në Bulqizë dhe Dibër.
Dyshohet se sipërfaqja e djegur në fshatin Vlashaj në Lurë shkon deri në 10 hektarë.
Ndërkohë mësohet se flakët të cilat po përhapen nga dy vatra zjarri po u afrohen banesave.
Bëhet me dije se vatrat e zjarrit janë aktive prej tre ditësh, ndërsa kanë marrë përmasa të mëdha.