• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy pika në hapësirë që i bashkon vetëm një dilemë

00:43 | 13/03/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Ndonjëherë më e rëndësishme se të kesh çfarë të marrësh është të dish se çfarë kërkon. Ka disa javë që politika shqiptare në të majtë e në të djathtë është përfshirë nga një krizë hutese: në PS në dilemën e çuditshme, je me statutin apo kundër statutit, kurse në PD gati njëlloj: je me bojkotin apo kundër bojkotit?

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Nga këto dilema partiake rrjedhojnë shumë të tjera të ngjashme, njëlloj sikur duan të kundërshtojnë aksiomën se në dy pika kalon një dhe vetëm një segment. Në rastin e socialistëve dilema me statut prodhon paqartësi në skajet e largëta, je me Ramën apo me Blushin, je për mandatin ekzistues apo rinovim të mandatit të kryetarit mes zgjedhjeve. Por kjo është sipërfaqja sepse më thellë ato prodhojnë dilemat nëse jetojnë më mirë shqiptarët sot nën qeverisjen e Ramës apo jetonin më mirë dje nën qeverisjen e Berishës, është maksimumi i mundshëm që është bërë në të sotmen duke kujtuar të djeshmen apo do të duhej të jetonin edhe më mirë nëse do të qeveriseshin ndryshe? Përgjigjet e  këtyre pyetjeve janë ndonjëherë të gatshme si përgjigje tifozësh në stadium. Një tifoz, pavarësisht nëse fiton apo humb skuadra e tij, është i bindur se skuadra e zemrës ka luajtur më mirë se kundërshtari. Në politikë tifozi quhet militant dhe militantët nuk kanë kurrë dilema. Edhe në momentin kur kapiteni i tyre, bëhet bashkë, qoftë dhe në vendin më të paimagjinueshëm të mundshëm, me ish-kapitenin e ekipit tjetër. Për shembull, sipas Doktor Berishës, ai takohej me Edi Ramën në barkun e kryeministrit. “Ai faktoi se tani lepur në bark nuk ka vetëm Saliun, por edhe vet atë”, thotë ish-kryeministri me një metaforë shumë të sperdredhur dhe duke bërë kaçurrel bindjen e tij se karrigen ja ka zënë një i sëmurë. Dhe ky është skaji tjetër i segmentin me dilemë: është koha që me të njëjtat fjalë, mirë a keq, me të njëjtat qëndrime, dyshime, fyerje, por dhe metafora, në binomin Rama – Berisha, të rikthehet e njëjta monedhë. Si në një qark të mbyllur ku dy armiqtë e mëdhenj nuk kanë asnjë dilemë për armiqësinë e tyre.

Në të djathtë është po e njëjta histori. Gati një muaj më parë, Partia Demokratike shpiku tre kushte për rikthim në parlament, por tha se të treja së bashku, nuk prodhonin një ultimatum. Duke kundërshtuar daljen në liri të një ish-deputeti socialist, nën akuzë për plagosje me armë zjarri, PD-ja duke dalë nga parlamenti i hyri dilemës së vjetër të saj në veçanti, por dhe të politikës shqiptare në përgjithësi: duam bojkotin apo nuk e pranojmë bojkotin.

Hyr e dil nga seanca plenare dhe hyr e dil në kafen e brendshme të parlamentit, e gjithë politika zyrtare e opozitës tashmë është duke u endur në skajet e kësaj dileme. Që herë pas here shkon dhe në ekstrem me qëndrimin “individual” një deputetit të “zakonshëm” demokrat që quhet Sali Berisha me emër të përveçëm:”Mund të rikonsideroj deri dhe mandatin tim parlamentar”, thotë Doktori dhe më pas si padashur, kuptojnë se mendojnë të njëjtën gjë dhe shumica e deputetëve demokratë, duke nisur natyrisht me Jozefinën.

Akti i parafundit i bojkotit ishte seanca e fundit e Parlamentit, kur demokratët hynë për të votuar kundër Kokëdhimës dhe dilnin për të pirë kafe në pritje të votës kundër Koços.

Kurse akti i fundit ishte bojkoti i Këshillit të Mandateve ditën e premte, ku do të diskutohej Kodi Etik. Kishin firmosur Bregu e Tabaku, Ruli e Mima, kishte firmosur dhe Vokshi si kryetare e grave demokrate, por kryetari i burrave dhe grave demokratë, përfshi dhe forumin rinor të kësaj partie, zoti Basha, rivendosi bojkot. Deputetët demokratë braktisën një fushë beteje ku si rrallë herë do të dilnin të gjithë fitues. Të djathtë dhe të majtë, që mirë a keq do të kishin një Kod Etik që do të ndihmonte të ndëshkoheshin fjalë, veprime, gjeste me pullë të kuqe dhe politikë sipas modelit të të kuqve të dikurshëm të Lindjes. Një model që të djathtët e sotëm të parlamentit e kanë pasur shumë për zemër në kohën që i drejtonte ish-Kardiologu.

Bojkoti e shtyu në një kohë të pacaktuar një mundësi të tillë.

Në shembujt e marrë nuk përmenden arsye të tjera shumë e shumë më të forta, që të paktën do të ishin shumë më serioze në krijimin e dilemave. Nuk përmendet as Reforma në Drejtësi, as Byroja e Hetimit, as debati për borxhin e jashtëm, as gjykime për pjatën e supës së çdo familjeje shqiptare në tryezë dhe as nuk kërkohet të gjenden armiqtë e Liqenit dhe parkut të tij në Tiranë. Këto shembuj janë vetëm sipërfaqe pa hyrë më thellë e më errët. Ata janë të mjaftë për të vërtetuar si aksiomë faktin se palët në Shqipëri janë tmerrësisht larg njëra-tjetrës për gjithçka. Se janë si dy pika në hapësirë, ndër të cilat kalon një dhe një vetëm një segment. Qoftë dhe i rëndë dhe i vetëm si plumbi që lëviz i vetëm dhe pa dilema, njëkohësisht në dy kahe të ndryshëm. Nga e majta në të djathtë, nga e djathta në të majtë dhe anasjelltas pafund.

/javanews.al/

Etiketa: bojkotByroja e Hetimitdilemëdoktor Berishady pika në hapësirëKodi EtikLorenc Vangjelipolitika shqiptarereforma ne drejtesi

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para

Morena pret ta masazhojnë gollomesh (video)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet shoferi i kryebashkiakut të Pukës (Emri) –

Plagosje me armë zjarri në Shijak –

23:38 | 01/06/2023
“Bakhmuti” me kosto kolosale për Rusinë, ja humbjet në njerëz e jo vetëm… –

“Bakhmuti” me kosto kolosale për Rusinë, ja humbjet në njerëz e jo vetëm… –

23:24 | 01/06/2023
I vodhi zarfin një qytetari, Rrumbullaku përjashton nga Policia nënkomisarin. AMP i përgatitet arrestimin –

I vodhi zarfin një qytetari, Rrumbullaku përjashton nga Policia nënkomisarin. AMP i përgatitet arrestimin –

23:13 | 01/06/2023
do të kërkoj votëbesim –

Tabaku e Bardhi të “çmuar”, Basha e Alibeaj lidhje me Ramën –

23:09 | 01/06/2023
160 mijë persona u nisën të votojnë, por u kthyen pas. Vepër e Ramës –

Një nga nxitësit është Rama –

23:02 | 01/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Plagosje me armë zjarri në Shijak –
  • “Bakhmuti” me kosto kolosale për Rusinë, ja humbjet në njerëz e jo vetëm… –
  • I vodhi zarfin një qytetari, Rrumbullaku përjashton nga Policia nënkomisarin. AMP i përgatitet arrestimin –
  • Tabaku e Bardhi të “çmuar”, Basha e Alibeaj lidhje me Ramën –
  • Një nga nxitësit është Rama –
  • “Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat”/ Hoxha flet për procesin ndaj të akuzuarve për atentatin e bujshëm –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagosje me armë zjarri në Shijak –
  • “Bakhmuti” me kosto kolosale për Rusinë, ja humbjet në njerëz e jo vetëm… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com