Dy persona janë transportuar në Spitalin e Sarandës. Mësohet se nga Borshi ka shkuar i plagosur Jurian Gjini, 28 vjeç, banues në Lushnje. 28-vjeçari kishte rënë nga një pemë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në spital ka mbërritur po ashtu edhe i plagosuri Aqif Garo, 40 vjeç, nga fshati Çukë. Garo mësohet se ka rënë nga tarraca e një objekti, të cilin ishte duke e pastruar.
Raportohet se i plagosuri ka dëmtime në pjesën e gjoksit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet.