Dy ditë para samitit në Berlin, Thaçi zbardh kërkesat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy ditë para samitit në Berlin, Thaçi zbardh kërkesat

12:58 | 28/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, zbardh disa nga temat e samitit të Berlinit i cili pritet të zhvillohet të martën.

Përmes një postimi në facebook, Thaçi shkruan “Do të konfirmojmë edhe përkushtimin tonë për të vazhduar pa kompromis luftën kundër radikalizmit, terrorizmit dhe çdo lloj ekstremizmi”, thotë presidenti i Kosovës.

Postimi i Thaçit
Këto ditë kam vazhduar konsultat e fundit me partnerët ndërkombëtarë për konferencën e nesërme në Berlin, të ftuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron.

Read more

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

E vështirë për t’u përballuar –

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

E mirëpres rritjen e angazhimit të Gjermanisë dhe Francës rreth Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, si dhe Kosovës në veçanti. Në këtë takim do të vlerësohet progresi substancial i deritashëm.

Takimi i Berlinit nuk do të sjellë një proces të ri, por do të kërkohen mundësi për zgjidhjen e problemeve, duke marrë shembull marrëveshjen e suksesshme ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë.

Në takim theks i veçantë do t’i jepet mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që do të sjellë stabilitet edhe më të madh në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, pres nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron që të tregojnë mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si respektim i kontratës ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë si të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe kontinentit. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim do të kërkoj edhe dënimin e gjenocidit të shtetit të Serbisë në Kosovë, në vitet 1998-1999. Ne do të fokusohemi edhe në mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe në forcimin e rendit dhe ligjit, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të konfirmojmë edhe përkushtimin tonë për të vazhduar – pa kompromis – luftën kundër radikalizmit, terrorizmit dhe çdo lloj ekstremizmi! HTH

Etiketa: Hashim Thacikancelarja MerkelPresidenti i Republikës së Kosovëspresidenti Macronsamiti i Berlinit

Të Lidhura

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

nga 27
14:27 | 06/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më parë në Itali ku trupi i pajetë i një burri është...

E vështirë për t’u përballuar –

E vështirë për t’u përballuar –

nga 27
13:54 | 06/04/2026
0

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë. Së fundmi,...

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

nga 27
13:50 | 06/04/2026
0

Brenda këtij muaji pritet të hyjë në fuqi aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së...

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

nga 27
13:18 | 06/04/2026
0

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur një protestë, e nxitur nga fakti që nuk u lejohet ta mbajnë...

Para
Mbidozë droge, humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Greqi

Mbidozë droge, humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

14:27 | 06/04/2026
E vështirë për t’u përballuar –

E vështirë për t’u përballuar –

13:54 | 06/04/2026
Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

13:50 | 06/04/2026
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

13:18 | 06/04/2026
Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

12:49 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –
  • E vështirë për t’u përballuar –
  • Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –
  • Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –
  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –
  • E vështirë për t’u përballuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com