Dy artistë shqiptarë pjesë e kastit të Traviatës, me të cilën Opera e Triestet hap sezonin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy artistë shqiptarë pjesë e kastit të Traviatës, me të cilën Opera e Triestet hap sezonin

06:32 | 28/06/2021
në Gossip, Kryesore
0

Nga Elida Buçpapaj

Pas erës Covid, po fillon era e re. Njerëzimi po përpiqet të kurojë dhimbjet, traumat, i etur të rifillojë jetën!

Alfabeti i kuptueshëm për të gjithë, që nuk ka nevojë për interpretë është muzika, gjuha universale e njerëzimit, sikur thotë Longfellow, që ka fuqi magjike të rigjallërojë shpirtrat e lodhur nga diçka që nuk e kishin imagjinuar kurrë se do t’ju ndodhte.

Read more

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

Në Zvicër përshembull, karnavalet e famshme të Bazelit, që sot janë pjesë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit dhe mbrohen nga UNESCO ishin shtyrë në 1920 katër javë për shkak të gripit spanjoll, ndërsa një shekull më vonë, do të pezulloheshin dy vite rresht, pra bota kulturore, megjithë përpjekjet për të treguar potencialet e veta, ishte nën karantinë. Gjithsesi, shpresojmë që çka përjetuam këto dy vjet t’i shërbejnë njerëzimit për të nxjerrë mësime.

Por tani gjithçka është rizgjuar!

Pas periudhës të plotë të izolimit, ku sallat e koncerteve qëndronin të heshtura, dhe nëpër teatrot e mëdha platetë e lozhat ishin bosh dhe nuk dëgjoheshin më duartrokitjet ndërsa artistët me artin e tyre ishin privuar nga emocionet prej kontaktit direkt me publikun… Tani gjithçka po rifillon, me energji të reja për të demonstruar fuqine madhështore të Artit. Edhe Italia, atdheu i muzikës lirike, il paese del bel canto, ka rilindur si pas një ankthi, për të rinisur jetën artistike, turet koncertore të artistëve, teatrot për rifilluar me repertoret, për të hapur sezonin.

Teatri lirik i Triestes e hap kalendarin e shfaqjeve  me “Traviatën” e Giuseppe Verdi, emrin e të cilit edhe mban.

E bukura është se kësaj here pjesë e kastit të Artistëve janë dy shqiptarë Nina Muho dhe Hektor Leka, i cili është i shtëpisë në këtë teatër, pasi aty është i angazhuar prej kur la Shqipërinë bashkë me familjen, me nënën e tij të shquar, të famshmen Rozmari Jorganxhi, e cila këndoi në skenën e Verdit deri sa doli në pension.

Hektori më thotë: “Shqipëria ka nxjerrë këngëtarë më tepër se politikanë, por të cilëve mjerisht u mungojnë skenat. Shqipëria duhet të kishte të paktën katër Teatro Lirikë. Në qytetet, nga ku shpesh ka patur zanafillën arti dhe muzika si për shembull në  Shkodër, ku u interpretua për së pari opera e parë shqiptare Mrika e Prenk Jakovës, në Korçën e kulturës, në Vlorë ku ka një traditë të mrekullueshme këngëtarësh dhe në Tiranë si metropol”.

Duke iu kthyer skenës të Giuseppe Verdit të Triestes, basi Hektor Leka tregon se në këtë skenë kanë interpretuar shumë yje shqiptare, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Mirjam Tola, Gëzim Myshketa, Orjana Kurteshi, Frano Lufi, Enkeleida Shkoza, emra të shkëlqyer të belkantos që performojnë në botë, ndërsa për ta dihet pak ose aspak në Shqipëri.

“Nuk është hera e parë që në skenën e Teatrit lirik të Triestes një shfaqje të interpretojnë dy shqiptarë, tregon Hektori, duke u ndalur kësaj here tek talenti premtues i Nina Muhos e cila interpreton rolin kryesor, atë të Violetës. Nuk është hera e parë as që sopranoja shqiptare Nina Muho vjen e ftuar nga Teatrit lirik G. Verdi i Triestes. Falë talentit dhe përkushtimit të saj në realizimin e roleve, Nina do të jetë e angazhuar edhe në projekte të tjera”,- përfundon Hektor Leka, duke na premtuar se do të na mbajë në djeni në vijim për të rejat më të fundit.

Teatri Giuseppe Verdi i Triestes e hap sezonin me Traviatën më 25 qershor, dhe pastaj më 26,27,29 qershor si dhe 2 dhe 3 korrik.

Marrë nga VOAL

Etiketa: Elida BuçpapajEnkeleida ShkozaErmonela JahoFrano LufiGëzim MyshketaGiuseppe VerdiHektor Lekail paese del bel cantoInva MulaMirjam TolaNina MuhoOrjana KurteshiTraviata

Të Lidhura

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

nga 27
07:48 | 16/05/2026
0

Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:36 | 16/05/2026
0

DashiImpulsiviteti juaj vazhdon të jetë pika më e ndjeshme dhe shpesh ju shtyn të reagoni menjëherë pa menduar gjatë. Edhe...

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:32 | 16/05/2026
0

Të shtunën moti parashikohet i paqëndrueshëm me vranësira në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, Shiu...

Para
I nxehti afrikan do të rikthehet sërsish

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ministria e Shëndetësisë jep këshillat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

07:36 | 16/05/2026
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

07:32 | 16/05/2026
Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –
  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com