DW: Opozita në Shqipëri do të protestojë përditë nga e hëna – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Opozita në Shqipëri do të protestojë përditë nga e hëna

16:48 | 22/06/2019
në Kryesore
0

Opozita e bashkuar në Shqipëri paralajmëron, se do të protestojë çdo ditë, deri të dielën e datës 30 qershor, datë që qeveria ka vendosur të hyjë në zgjedhje edhe pas bojkotit opozitar.

Vendimi u mor menjëherë pas përmbylljes së protestës së nëntë kombëtare, pas takimit të kreut të Opozitës, Lulzim Basha, me aleatët e Partisë Demokratike. Për herë të parë gjatë mbrëmjes të së premtes, Basha artikuloi në fjalimin e tij kushtin më të ri për daljen nga kriza: vënien përpara drejtësisë të personave që kanë dalë në përgjimet e dosjeve 184 dhe 339. “Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare. Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo mbi pazare, por mbi parime. Dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqiptare” – deklaroi lideri demokrat, Basha. Ashtu si edhe në protestat e kaluara, ai theksoi, se “nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër”.

Basha dhe aleatët e tij vendosën, se duke nisur nga e hëna (24.05) ata do të revokojnë listat e zgjedhësve.

Read more

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

21 Qershori, asnjë incident
Nё njё orar jo krejt tё zakontё, rreth orёs 20:00 tё mbrёmjes, nёn masa tё rrepta sigurie dhe forca tё shumta tё policisё, protestuesit kanё nisur tё protestojnё nёn thirrjen e tyre kryesore: “Rama ik”. “Marshi i Barabait” ёshtё pёrzgjedhur tё jetё simboli i protestёs sё 21 qershorit, sё bashku me njё statujё simbolike tё kryeministrit, e cila pёrngjante me atё tё ish-diktatorit Hoxha. Protesta u paralajmёrua pёr tё qenё paqёsore nga kreu i Opozitёs Lulzim Basha dhe ashtu përfundoi. Pёr kёtё arsye me sa duket ai u shoqёrua nga bashkёshortja dhe dy vajzat e tij tё vogla. Për herë të parë gjatë këtyre mujave, gjatë protestës nuk u shënua asnjë incident. Nё fjalimin e nisur nё orёn 21:00, Basha kishte si kryefjalë të tij “Shqipërinë, si e gjithë Europa”. I rrethuar me protestues që mbanin flamujt gjermanë, amerikanë dhe të Bashkimit Europian, për rreth 40 minuta lideri opozitar ka artikuluar kërkesat dhe kushtet që Opozita ka për daljen nga kriza. Kёsaj proteste i parapriu publikimi sёrish i disa regjistrimeve tё reja nga pёrgjimet e telefonatave nga prokuroria tё dosjeve 184 dhe 339, ku bёhet fjalё pёr manipulim votash nё zgjedhjet parlamentare 2017.

Apele pёr protestё paqёsore
Mё herёt ambasadat e huaja nё Shqipёri kishin bёrё apel pёr protestё paqёsore dhe larg dhunёs. “Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke pasur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore” – reagoi pak orё para protestёs ambasadorja gjermane nё Tiranё, Susan Schütz.

Apel pёr protestё paqёsore bёri edhe presidenti Ilir Meta. “Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme” – u tha nё njoftimin pёr shtyp. Opozita proteston prej katёr muajsh radhazi kundёr qeverisё, qё e akuzon pёr manipulim tё zgjedhjeve mё 2017 dhe lidhje me krimin e organizuar. Pas tёrheqjes nga parlamenti dhe djegies sё mandateve tё deputetit qё nga muaji shkurt, opozita refuzon edhe pjesёmarrjen nё zgjedhjet lokale mё 30 qershor, tё cilat tashmё janё ҁdekretuar nga presidenti. Ndёrkohё qё Partia Socialiste nё qeveri vazhdon fushatёn elektorale, duke mos e njohur vendimin e presidentit dhe duke shkuar drejt zgjedhjeve mё 30 qershor. /DW/

Etiketa: DWopozita e bashkuarprotestaprotestё paqёsore

Të Lidhura

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

nga 27
09:29 | 03/04/2026
0

Dashi Në marrëdhënie sot mund të ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe mirëkuptim, ndaj mos hezitoni të hapni zemrën....

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Para
Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-deputetit, Bardh Spahia

Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndaj ish-deputetit, Bardh Spahia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

09:29 | 03/04/2026
Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –
  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –
  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com