DW: Koronavirusi dhe sulmet ndaj të moshuarve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Koronavirusi dhe sulmet ndaj të moshuarve

10:00 | 06/01/2021
në Bota, Kryesore
0

Është një paradoks. Për vite me radhë filozofi Richard David Precht kërkonte një detyrë për punë vullnetare për të moshuarit. Asnjëherë në histori nuk ka pasur kaq shumë pensionistë të shëndetshëm dhe plot vullnet si sot – ata duan të jenë të dobishëm për shoqërinë.

Një vit pas shpërthimit të pandemisë Corona, perceptimi i brezit 60+ është kthyer në të kundërtën. Njerëzit e moshuar papritmas shihen si të prekshëm, të pambrojtur dhe të dobët. Virusi i ka bërë ata viktima të diskriminimit dhe izolimit.

Ndihmë apo jo?

Read more

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Por kush në të vërtetë dëshiron të mbrojë kë këtu? Rezultati i një sondazhi me shkrim nga “Deutsche Alterssurveys” i bërë me 5.000 persona të moshës 46 dhe 90 vjeç, në qershor dhe korrik 2020, tregon se ndihma për personat që kanë nevojë ka një konotacion pozitiv, por jo gjithmonë ata e presin mirë këtë ndihmë.

Sepse sipas sondazhit, madje as çdo i dhjeti person i moshës 46 dhe 90 vjeç nuk ndihet i cënuar nga pandemia. Sipas sondazhit, shëndeti është më i rëndësishëm se mosha. Njerëzit që janë në gjendje të mirë shëndetësore ndjehen më pak të rrezikuar nga pandemia sesa njerëzit e tjerë.

Roli i të moshuarve

Anketa e porositur nga Ministria Federale për Familjen është me vlerë. Por a mund të ndryshojë kjo modelet e krijuara më parë?

Virusi jo vetëm që ka dixhitalizuar dhe modernizuar shoqërinë, por edhe e ka bërë atë më konservatore. Gjatë kufizimeve masive, kujdesi për shtëpinë dhe fëmijët janë bërë gjithnjë e më shumë “çështje e grave” përsëri, ndërsa të moshuarit e aftë po shndërrohen përsëri në qenie gjoja në nevojë.

Kjo sjellje iracionale është ndër efektet më të këqija dhe më të rrezikshme anësore të virusit. Për shkak se jo vetëm që rinxjerr termat si “personat në vitet më të mira” ose “seniorët aktivë” si fraza boshe, por gjithashtu diskriminon një grup të madh të popullsisë. Në këtë mënyrë rrezikohet kohezioni i shoqërisë, i cili është tani i domosdoshëm.

Kommentarbild Astrid Prange

Astrid Prange

Shtrohet pyetja: Pse i thërrasim të kthehen në punë mjekët, farmacistët, zjarrfikësit, infermierët, mësuesit dhe oficerët e policisë nga pensioni, e njëkohësisht themi se personat mbi 60 vjeç janë një grup i rrezikuar? Pse i sakrifikojmë ata të cilët kanë vuajtur më së shumti për shkak të izolimit dhe vetmisë – ata të cilat kanë kontribuar më së shumti për ndërtimin dhe kohezionin e shoqërisë së sotme?

Të moshuarit ndihmojnë njëri-tjetrin

Në një shoqëri që po plaket, është e gabuar të flasësh për “të vjetër” ose “brez të vjetër”, sepse këto kategori nuk ekzistojnë. Shumë ndihma për të cilët kanë nevojë njerëzit e sëmurë ose më të dobët ofrohen pikërisht nga vetë personat e brezit 60+, veçanërisht kur kujdesen për të afërmit.

Edhe pas krizës së Coronës, shumë prej tyre do të vazhdojnë të jenë ndër bartësit e zhvillimeve në këtë shoqëri. Një imazh negativ i brezave të moshuar, i cili në përgjithësi i klasifikon të moshuarit mbi 65 vjeç si të dobët, pleq dhe potencialisht në rrezik, e dëmton dhe zhvlerëson një brez të tërë. Fatkeqësisht, ky virus mendor nuk mund të luftohet me një vaksinim./DW

Etiketa: CoronaKoronavirusiMinistria Federale për Familjensulmet ndaj të moshuarveTë moshuarit

Të Lidhura

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Para
Konflikti në Lezhë/ 24-vjeçarja tregoi arsyen pse plagosi me thikë të riun

Qëlloi me armë drejt 25-vjeçarit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com