DW: Franca i ka thënë “JO” negociatave me Shqipërinë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Franca i ka thënë “JO” negociatave me Shqipërinë!

18:55 | 11/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –

Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –

“Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –

Që vende si Gjermania dhe Franca kanë qendrime krejt të ndryshme lidhur me hapjen e procesit të negociatave për antarësim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë duket se nuk e shqetëson Parisin.

Franca do ta bllokojë hapjen e planifikuar të bisedimeve me dy vendet e Ballkanit – Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – për antarësimin e tyre në BE. Qeveria në Paris i konsideron të pamjaftueshme hapat ndërmarra në këto dy vende, u shprehën të premten në Bruksel disa diplomatë.

Gjithashtu Franca kërkon një reformim thelbësor të procesit të antarësimit si kusht për të dhënë miratimin e saj. Kritikohet ndër të tjera, që procesi i antarësimit është mjaft teknik dhe në rast të zhvillimeve problematike mund të ndalet me shumë vështirësi. Me veton e saj Franca del edhe kundër Gjermanisë, që bashkë me shumë shtete të tjera të BE-së është angazhuar për bisedimet e antarësimit.

Qeveria gjermane i referohet vlerësimit të Komisionit të BE-së, që këto vende i kanë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave dhe se Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u janë premtuar bisedimet. Në fakt fillimi i bisedimeve të antarësimit do të duhej të vendosej të martën e ardhëshme në takimin e ministrave të BE-së në Luksemburg. Por rezistenca e një vendi mjafton për ta penguar këtë.

Në radhë të parë për Maqedoninë e Veriut një bllokim do të ishte i hidhur, sepse vendi me rreth 2,1 milionë banorë nisur nga perspektiva për bisedimet e antarësimit pranoi ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut. Qeveria greke e pati kërkuar këtë, sepse edhe krahina veriore e Greqisë mban të njëjtin emër dhe druhej për pretendime eventuale territoriale.

Greqia ia doli të imponohet, sepse miratimi i bisedimeve të antarësimit në BE duhet të pranohet njëzëri nga të gjitha vendet anëtare. Ky vend e pati kushtëzuar pranimin për ndryshimin e emrit me shpresat për afrimin në BE. Si rrjedhojë shumë shtete e shohin me habi dhe nuk e kuptojnë veton e Francës.

Një diplomat, sikurse njofton agjencia e lajmeve DPA të premten tha, se “kush bllokon tani procesin e antarësimit mban përgjegjësi për ndonjë destabilizim të mundshëm në fqinjësinë tonë”. Një numër i madh shtetesh të BE-së ishin angazhaur për bisedimet e antarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shansi i fundit për këto bisedime mbetet tani një takim i planifikuar për të dielën mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

/Deutsche Welle

Etiketa: Bashkimi EuropainDWGjermania dhe Francanegociatat për Shqipërinë

Të Lidhura

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –

nga 27
23:01 | 24/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin që lidh Elbasan me Cërrik,...

Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

nga 27
22:55 | 24/04/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=lwvvCAHur4A Kur vjen Arbër Abazi në Librazhd, kryetari i Bashkisë, Mariglen Disha vendos “këngën” që i pëlqen nipit të oligarkut....

Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –

Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –

nga 27
22:15 | 24/04/2026
0

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur për situatën e tregut...

“Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –

“Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –

nga 27
22:03 | 24/04/2026
0

Gjykata Administrative Rajonale e Lazios (TAR) ka rrëzuar ankesën e paraqitur nga 220 studentë të Mjekësisë, të cilët janë caktuar...

Para
Sonte ndeshja Turqi-Shqipëri/ Meta i uron fitoren në gegnisht Kombëtares Shqiptare

Sonte ndeshja Turqi-Shqipëri/ Meta i uron fitoren në gegnisht Kombëtares Shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –

23:01 | 24/04/2026
Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

22:55 | 24/04/2026
Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –

Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –

22:15 | 24/04/2026
“Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –

“Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –

22:03 | 24/04/2026
Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin –

Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin –

21:51 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –
  • Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –
  • Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –
  • “Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –
  • Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin –
  • Aksident i rëndë në Shkodër, një person në gjendje të rëndë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –
  • Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com