Durrës/ Vazhdon masakra, hakmarrja pret pemët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Durrës/ Vazhdon masakra, hakmarrja pret pemët

00:30 | 04/04/2017
në Shqiperi
0

Priten gjatë natës pemët gjysëmshekullore. Autorët të njëjtët që shkatërruan Pompein shqiptar.

Nga Geri Emiri

Qielli mëngjesin e sotëm nuk ishte ai i një dite më parë. Kthjelltësia dhe qetësia pranverore ja kishte lënë vendin një mjegulle të lehtë dhe erës që frynte në çdo cep të qytetit. Ashtu si për vite me radhë, që nga fëmijëria e deri më sot, gjarpërimi në rrugicat e ngushta të Durrësit më ndihmon për të shkurtuar distancat. Duke ecur në rrugën e automjeteve, se nuk më bën zemra të shkel mbi trotuarin me mermer të shtrenjtë, ndërtuar mbi rrënojat e lagjes romake dhe kushedi se sa qytetërimeve të mëvonshme. Pranvera i kishte dhënë hijeshi rrugës dhe diçka mungonte nga një ditë më parë. Mbi trotuar dergjeshin trungje pemësh. Fërkimi i syve nuk pati rezultat.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“I kanë prerë gjatë natës”, ishin fjalët telegrafike si në raste vakish, që lëshoi kambisti me para në dorë. Ato të mallkuara na infektuan qytetin me beton dhe nuk na lanë pikë dinjiteti.

8 rrape gati 50-vjeçar mungonin përbri tortuarit të pallatit luksoz, ku metri katror kushton sa në qendrat e kryeqyteteve të njohura të botës. Asnjë informacion mbi ngjarjen. Asnjë njoftim paraprak nga institucionet apo individët, se këto pemë do të priteshin. Asnjë dëgjesë publike, ku të sqaroheshin rrethanat e prerjes së këtyre pemëve.

Por çuditërisht gjatë ditës, kryetari i Degës së Shërbimeve në Ndërrmarrjen e Gjelbërimit të Bashkisë Durrës, deklaroi për “Durrës lajm” se cikli biologjik i këtyre rrapeve kishte ardhur në fund dhe bashkia vendosi që të përshtasë një bimësi tjetër në këtë zonë.

Prerja u bë natën, e mbjellja e “shkopave” të rinj dekorativ ditën. Çudi e madhe! Qeveria vdes të dhurojë spektakël me shembjen e ndërtimeve pa leje në mes të ditës, duke bllokuar gjysmën e qytetit, e pemët na i priska natën!

Unë nuk jam ekspert i kësaj fushe, por çudi më bën fakti se përse pemë të tjera në këtë zonë ose në qytet, janë prerë në trungjet e tyre, për t’i rigjeneruar. Por megjithëse në fillim të pranverës, nuk u pa e udhës që të përdorej kjo metodë.

Tetë pemë brenda një nate!!! Të teta kishin në nevojë për rigjenerim?! Të teta ishin fiks në gjatësinë e trotuarit që kalon përbri pallatit të ndërtuar mbi lagjen romake!!! Pema me diametrin e trungut më të madh ishte në hyrje të pallatit!!! Asnjë prej të tetave nuk i shpëtoi “efektit domino”. Asnjë raport i bërë publik, me ekspertizën përkatëse.

Hyrja e pallatit

Përpara disa muajsh puna me vëzhgimet në terren të ishull.com, më çoi në lagjen “Çinore” të qytetit të Shijakut. Në mes të lagjes gjendet një pemë e llojit plep, të cilën banorët e quajnë çinore, nga ka marrë edhe emrin lagjia. U mrekullova, kur e pashë. Banorët ankoheshin se kishin frikë se mos pema rrëzohej, pasi përpara disa vitesh zgavrën e saj e kishin djegur fëmijët duke luajtur.

 

Për rastin vura në dijeni Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, e cila më bëri me dije se “çinori” është shpallur Monument Natyre në vitin 2002 dhe është në gjendje të mirë fitosanitare dhe pas verifikimit në vend nga grupi i specialistëve, nuk paraqet rrezik eventual.

Trungjet e pemëve që u prenë mbrëmjen e djeshme në Durrës, ishin të plota dhe në ngjyrë “të artë”, në dukje të pakalbura dhe pa asnjë zgavër brenda tyre. E megjithatë sipas zyrtarit të bashkisë, pemët na paskan qënë burim aksidentesh. Mëkati i vetëm i tyre ishte se ishin buzë rrugës dhe se ndonjëherë u shkëpuste ndonjë degë nga stuhitë (fortunali). Po harroi Bashkia Durrës se është përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe gjendjen e tyre në këto vite.

Epo çudi e madhe! Të reagojë Bashkia Durrës brenda ditës dhe në prononcim për mediat, zor se bën vaki. Në mbi një vit aktivitet të ishull.com, më rezulton se institucioni më problematik në kthimin e përgjigjeve, është Bashkia Durrës. Një qytetar më tregonte se si kishte 6 muaj që priste përgjigje nga bashkia, ndërkohë që një të tillë e kishte marrë në kohë nga kryeministria dhe Ministria e Drejtësisë.

Po a besohet tek Bashkia Durrës, që shkeli vendimin e Gjykatës Administrative duke betonizuar hapësirën përreth gjetjeve arkeologjike tek “Veliera”. Po kjo bashki dhe po të njëjtët funksionarë firmosën në vitin 2010 që të jepej leja e ndërtimit për këtë kompleks pallatesh, 20.000 mijë metër katrorë, në zemër të Durrësit. Duke varrosur nën beton lagjen romake dhe pemët shekullore që vetëm në foto bardhë e zi i shohim.

Po a i besohet bashkisë Durrës dhe institucioneve të arkeologjisë, që muajin e kaluar sipas vëzhgimit të ishull.com, firmosën lejen për ndërtimin e një pallati tjetër nga po e njëjta firmë ndërtimi, në një tjetër zonë arkeologjike të qytetit. Po si mundet një bashki që të jetë e zonja të presë pemët dhe jo t’i kërkojë llogari firmës ndërtuese të pallatit, e cila përpara disa ditësh çau asfaltin e saposhtruar nga bashkia dhe futi kabllot e korrentit. Sot, pirgu i inerteve dhe gropa e hapur qëndron si memorial i të “të paprekshmëve”.

8 pemë janë 8 humbje të mëdha në kujtesën historike të qytetit, pasi për mbi 50 vite breza të tërë janë rritur duke kaluar poshtë këtyre pemëve dhe nën tingujt e mrekullueshëm të mijëra zogjve. E sa për ndotjen që shkaktonin zogjtë sipas përfaqësuesit të Bashkisë Durrës, më mirë glasat e zogjve në kurriz, se sa betoni që endet mbi kokat tona.

E nesërmja për mua do të jetë një ditë edhe më e zymtë, madje do vendos të mos kaloj më tek ajo rrugë. Dyert e mortit aty janë hapur për institucionet e shtetit, arkeologjinë dhe mjedisin…, ndërkohë që po përgatitet leja e ndërtimit për një tjetër monstër betoni në zonën aty ngjitur…

Etiketa: DurrësGeri Emirihakmarrjalagjia Çinorelagjia romakemasakraShijak

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

Kur Ilir Meta vendos të jetë deri në fund Ilir Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com